Kreu i OSHEE: Ka raste përdorimi energjie elektrike për bimë narkotike dhe kriptomonedha - Business Magazine Albania

Kreu i OSHEE: Ka raste përdorimi energjie elektrike për bimë narkotike dhe kriptomonedha

OSHEE

Kreu i OSHEE, Ardian Çela, tha gjatë mbledhjes së Komitetit të Energjisë, se janë kapur disa raste të abuzimit me përdorimin e energjisë elektrike. Për këto përmendi shtëpitë e barit dhe kriptomonedhat, ndërsa foli për mundësinë e ndërprerjes së disa investimeve për shkak të krizës.

“Niveli i humbjeve teknike llogaritet në 15% dhe ka një raport që për 1% humbje teknike ne duhet të investojmë 50 milionë euro. Ne jemi në nivelin 92% për kategoritë familjare. Problem përbëjnë muajt e parë të vitit. Tani jemi duke rikuperuar. Ka një problematikë që vihet re për herë të parë dhe lidhet me biznesin që i ndryshoi tarifat. Kemi proceduar disa herë me shkelësit e ligjit,” tha ai.

Lexo edhe : Ndalohet prodhimi i kriptomonedhave në Kosovë! Ministrja e Ekonomisë: Të tejkalojmë krizën energjitike

Ai theksoi se janë konstatuar edhe raste të përdorimit të energjisë elektrike për bimë narkotike dhe kriptomonedhat. “Në lëvizjen e fundit që u bë, çlirohet OSHEE nga sikleti i investimeve. Kemi disa projekte që do të vazhdojmë. Do jemi më të mbledhur sa u përket investimeve. Por, nuk do lëmë pas dore investimet e rëndësishme”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0