Korrupsioni dhe keqmanaxhimi i pasurive natyrore, rreziku më i madh për ekonominë tonë - Business Magazine Albania

Korrupsioni dhe keqmanaxhimi i pasurive natyrore, rreziku më i madh për ekonominë tonë


Konferenca: Analiza e Riskut”, kreu i KLSH-së: Një tjetër rrezik për Shqipërinë është dhe mbetet keqmanaxhimi i pasurive natyrore dhe korrupsioni

Për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ekonomia shqiptare po përballet me një sërë rreziqesh, ku më i madhi mbetet ai i korrupsionit dhe keqmanaxhimit të pasurive natyrore.

Në konferencën e katërt shkencore me temë “Analiza e Riskut”, ku mori pjesë edhe ministri i Financave Arben Ahmetaj, kreu i KLSH-së tha se, jetojmë në një mjedis të ngarkuar nga një debat i ashpër politik. Ndaj, sipas tij, duhet të bëjmë përpjekjet tona që idetë dhe sugjerimet tona ti mbajmë larg politikës së ditës duke respektuar formatin e kësaj konference dhe standardet e institucionit të lartë të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Raporti

Raporti i riskut global për vitin 2015 i Forumit Botëror Ekonomik në Gjenevë rendit si risqe me probabilitet më të madh për të ndodhur në ekonominë botërore e që kanë impakt të lartë deflacionin, krizat financiare, goditjet e çmimit të energjisë, dështimin e mekanizmave themelorë financiarë, papunësinë strukturore të lartë, apo të tjera si pabarazia e ndjeshme nga të ardhurat, përmbytjet, paqëndrueshmëritë e thella politike dhe sociale.

Nëse këtë hartë e sjellim në Shqipëri, mundësia e ndodhjes e pjesës dërmuese të këtyre risqeve përgjatë vitit 2016 është tejet e lartë. Risku më i lartë është ai i ngritur sistem në administratën shtetërore, risku i shfrytëzimit pa kriter të pasurive natyrore, keqmenaxhimit të kontratave koncesionare, sidomos në marrëveshjet hidrokarbure, mosmenaxhimi i mirë i partneriteteve publik-privat me kosto tejet të rëndë për buxhetin e shtetit etj.

Korrupsioni

Kreu i KLSH-së tha se, korrupsioni duhet të zbulohet dhe denoncohet, “të sigurohemi se nuk ka vend ku të fshihet, duke rritur transparencën e buxheteve qeveritare, informacionit tatimor dhe prokurimit publik për të penguar evazionin fiskal dhe për të vënë në dukje vjedhjen ose keqpërdorimin e taksave”. “Gjykojmë se risku i efektivitetit dhe eficencës së punës së audituesve të brendshëm është shumë i lartë. Strategjia e menaxhimit të riskut nuk po zbatohet si duhet dhe puna e koordinatorëve të riskut, të cilët janë dhe nëpunës autorizues të çdo enti publik, lë për të dëshiruar”, renditi Leskaj.

Ai shtoi se “si KLSH kemi kërkuar që risku i borxhit të pakësohet duke përdorur 50% të të ardhurave nga privatizimet strategjike për shlyerjen e këtij borxhi dhe të respektohen objektivat në strategjinë për menaxhimin e financave publike 2014-2020 në lidhje me borxhin publik”. Sipas tij, mosrespektimin e parashikimeve të strategjisë për nivelet e borxhit duhet ta konsiderojmë si problem të mbartur dhe jemi përgjegjës të gjithë, dhe jo ta mendojmë vetëm si përgjegjësi të ministrit të Financave”.

Rënia e eksporteve

Një tjetër risk për ekonominë, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit renditi rënien e eksporteve. “Tjetër shembull i një risku që po të verifikohet sjell shumatore të tjera në ekonominë shqiptare është rënia e eksporteve. Banka Botërore i parashikon me 10% ulje për këtë vit. Në rast se një risk të tillë e parashikojmë dhe e llogarisim mirë, mund të pakësohet dhe të ulen pasojat në ekonomi”, theksoi Leskaj.

/gazeta-shqip.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0