Konfindustria shpreh shqetësimin, se rënia e fortë sidomos e Euro-s kundrejt monedhës kombëtare Lek në 2 javët e fundit, po krijon kushtet për mundësinë e rrezikut të një spekulimi financiar, që do të favorizojë ndjeshëm kompanitë e huaja, importet dhe dëmtojë rëndë prodhimin vendor, eksportet dhe drejtpërdrejt qytetarët shqiptare.
“Para së gjithash jemi në kushtet kur kompanitë e huaja po mbyllin bilancet e vitit fiskal 2017 dhe përgatiten të nxjerrin dividentët jashtë vendit, duke qenë mjaft të interesuara për të përfituar nga një Euro dhe valuta sa më të dobëta në tregun monetar shqiptar”, thotë administrator I Konfindustrisë në një njoftimin për shtyp.
Kjo përfaqësi përsërit kërkesën e saj drejtuar Bankës së Shqipërisë, që të ndërhyje sa më shpejt me vendosmëri në tregun monetar për të shmangur mundësitë e spekulimit financiar mbështetur në dobësimin e sforcuar të Euro-s dhe valutave të tjera.
Buxhuku thekson se, “Konfindustria verën me shqetësim, se kahu i zhvlerësimit të fortë të monedhës Euro dhe valutave të tjera kundrejt Lek-ut përputhet në kohë edhe me fillimin e fushatës nga Banka e Shqipërisë për kufizimin e perdorimit të euro-s si edhe me fillimin e blerjes së valutave për trasferimin jashtë vendit të dividentëve nga kompanitë e huaja.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.