Kompania nga Kosova në garë ndaj kompanive evropiane për ‘Startup of the year’ - Business Magazine Albania

Kompania nga Kosova në garë ndaj kompanive evropiane për ‘Startup of the year’

Kompania zvicerane Numarics, që ka zyrë edhe në Kosovë, është kompania e vetme nga Kosova që është në garë për çmimin ‘Startup of The Year’ në Central European Startup Awards.

Në këtë çmim, Numarics konkurron ndaj disa prej top-kompanive evropiane nga Austria, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Numarics në fakt është kompania e vetme nga Kosova që konkurron për këtë çmim.

Në këtë fazë, votat e publikut kanë ndikim të madh, ndaj edhe ju mund ta mbështesni këtë kompani duke votuar në këtë link.

Përveç tjerash, fituesi i Central European Startup Awards nominohet për Global Startup Awards, ku do të konkurrojë ndaj top kompanive nga e gjithë bota.

Numarics është një fintech kompani nga Zvicra, me 2 zyra në Kosovë, që fokusohet në çështjet e administrimit të biznesit, me klientelë zvicerane.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0