Kompania Estoneze Fintech i dhuroi Ukrainës 100,000 euro - Business Magazine Albania

Kompania Estoneze Fintech i dhuroi Ukrainës 100,000 euro

Kompania Estoneze Fintech

IuteCredit, grupi kryesor evropian i financave personale dhuroi 100,000 euro në llogarinë e Bankës Qendrore të Ukrainës për të mbështetur luftën e ukrainasve për liri.

Sipas Tarmo Sild, CEO i IuteCredit, kompania nuk ka asnjë aktivitet biznesi në Ukrainë. Por kufiri i lirisë është në Ukrainë dhe vlerat e Iute-së dhe ekipit të saj ndërkombëtar luftohen brenda Ukrainës nga ukrainasit. “Iute si një kompani ndërkombëtare filloi dhe është rritur falë lirisë së mendimit të njerëzve, lirisë së veprimit dhe sundimit të ligjit. Ne filluam Iute-në me Allar Niinepuu në 2007 si anëtarë vizitorë të delegacionit të kryeministrit estonez Ansip në Republikën e Moldavisë. Qytetarë të një vendi të lirë në një vend tjetër të lirë, 16 vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe 87 vjet pas fitores sonë në Luftën e Pavarësisë së Estonisë. Liria ishte fillimi i Iute”.

Sipas Sild, Iute bëri dhurimin monetar sepse paratë janë biznesi i Iute-së dhe ishte më e lehtë t’i hiqje nga rafti. “Megjithatë, ukrainasit do të dinë më së miri se si t’i përdorin paratë – nëse do të blejnë 1000 helmeta, një shtizë apo për të restauruar një ndërtesë në vend pas fitores. Ditët e para të luftës i kanë treguar botës se ata kanë nevojë për burime, pasi nuk do t’u mungojë guximi dhe këmbëngulja”, shtoi Sild.

Lexo: IuteCredit blen 59.7% të aksioneve në bankën moldave Energbank

IuteCredit – i themeluar zyrtarisht në 2008 – është një kompani lider evropiane e financave personale. Grupi është i specializuar në kreditë konsumatore nëpërmjet filialeve të tij 100% duke përdorur kapitalin e vet dhe kapitalin e huasë. IuteCredit aktualisht u shërben klientëve në Moldavi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Bullgari.

Misioni i IuteCredit është të krijojë përvojë të jashtëzakonshme në financat personale duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve.

Këtë vit, IuteCredit mori paketen kontrolluese te aksioneve në Energbank në Moldavi, që është një hap në strategjinë e Iute’s për t’u rritur në një grup financiar ndërkombëtar.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0