Koji Sato jep dorëheqjen si CEO i Toyota-s - Business Magazine Albania

Koji Sato jep dorëheqjen si CEO i Toyota-s

Toyota Motor Corp. njoftoi se Koji Sato do të largohet nga pozicioni i CEO-së pasi është dorëhequr dhe do të zëvendësohet nga Kenta Kon, aktualisht Drejtor Financiar (CFO). Ky është ndryshimi i dytë në drejtimin e kompanisë brenda tre vitesh.

Ndryshimi hyn në fuqi më 1 prill 2026, me Sato që merr rolin e Zëvendëspresidentit dhe Drejtorit të Industrisë (Chief Industry Officer). Kompania njoftoi se kjo ndarje e roleve ka për qëllim përshpejtimin e vendimmarrjes dhe përqendrimin e Kon tek menaxhimi i brendshëm i kompanisë, ndërsa Sato do të fokusohet tek çështjet strategjike të industrisë automobilistike.

Në një konferencë për shtyp, Kon krahasoi ndryshimin me Sato-n si “kapiten i ekipit kombëtar”, ndërsa ai vetë do të jetë “kapiten i klubit”.

 

Ndërkohë, Toyota ka përmirësuar parashikimin e fitimeve për vitin, me rritje të të ardhurave në tremujorin e fundit për 8.6% në 13.46 trilionë yen ($85.8 miliardë), pavarësisht presioneve nga tarifat amerikane. Fitimi operacional u ul për 2% në 1.19 trilionë yen, megjithatë mbeti mbi pritshmëritë e analistëve.

Lexo edhe: Shqiptarët shtojnë interesin për mjetet elektrike, rritje me 98% në vitin 2025

Kompania po thekson gjithashtu fokusin tek automjetet elektrike dhe hibride, të cilat përbëjnë gati gjysmën e shitjeve të saj për tre tremujorët e parë të vitit fiskal, me kërkesë të fortë në Amerikën e Veriut dhe Kinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0