Kia & Volvo Albania, erdhën me risi në Automotive Fair Albania - Business Magazine Albania

Kia & Volvo Albania, erdhën me risi në Automotive Fair Albania

Mektrin Motors ka shpalosur prurjet më të reja në treg gjatë Automotive Fair Albania. Ne zhvilluam një intervistë me Geraldo Merkaj, menaxher shitjes i Kia Albania, pjesë e Mektrin Motors.Ky koncesionar sjell në tregun tonë brande si: Kia, Jaguar, Land Rover dhe Volvo. 

Jemi këtu në Automotive Fair Albania, cila është risia që keni sjellë në këtë edicion?

Risia e këtij edicioni kanë qenë makinat elektrike, jo vetëm nga brend-et që ne përfaqësojmë, por nga të gjithë brand-et që janë në këtë panair. Risia e dytë janë organizatorët. Kjo është hera e parë që një lloj panairi bëhet në qendrat e banuara, në qendër të kryeqytetit, duke qenë se herët e tjera ka qenë në periferi. Kjo e bën më të prekshëm nga njerëzit dhe nga banorët e Tiranës. 

Cili është automjeti që prezantoni në këtë edicion të dytë?

Kia përfaqësohet nga dy modele: Kia Sorrento dhe Kia EV6 GT line modeli është elektrik, ndërsa Volvo përfaqësohet nga dy modele Volvo xs 40 elektrik dhe volvo xc60 me motorr nafte. Risi në këtë panair ne kemi modelin Polestar 2, të cilin e sjellim për herë të parë.

Cilat janë pikat e forta të Mektrin Motors dhe pse duhet të zgjedhim Mektrin Motors dhe jo kompani të tjera?

Një ndër pikat më të forta të Mektrin Motors është eksperienca dhe vjetërsia që ka në tregun shqiptar, i cili ka mbi 20 vjet në këtë treg, siguria që i jep klientëve dhe blerësve dhe gjithë modelet që vijnë nga brandet më të njohura dhe me garanci nga prodhuesi. Në qoftë se marrim shembullin e Kias, Kia është një ndër brandet me garancinë më të madhe. Ka 7 vite garanci nga prodhuesi.

Si ka qenë eksperienca e Kias dhe Mektrin Motors gjatë këtyre ditëve të panairit?

Nëse krahasojmë eksperiencat me vitet e mëparshme kjo duke qeneë në qendër të kryeqytetit dhe numri i vizitorëve ka qënë shumë i lartë. Modelet që ne përfaqësojmë kanë pasur mundësi të shihen nga një numër më i madh njerzish dhe kjo është një gjë pozitive për bandet që ne përfaqësojmë, si dhe për kompaninë. 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0