KFC në Shqipëri bëhet pjesë e KAN, grupit më të madh ballkanik të KFC - Business Magazine Albania

KFC në Shqipëri bëhet pjesë e KAN, grupit më të madh ballkanik të KFC

KAN, me seli në Kosovë, lider rajonal në industrinë e restoranteve me shërbim të shpejtë (QSR), shpall zyrtarisht marrjen e pronësisë së rrjetit KFC në Shqipëri. Kjo iniciativë shënon nisjen e një etapë të re zhvillimi, për një nga markat më të njohura ndërkombëtare në vend.  

Investimet dhe strategjia e KAN, do të synojnë zgjerimin e shpejtë në mbarë vendin, që KFC të vazhdojë të jetë zgjedhja e parë e konsumatorëve, në kërkim të ushqimit cilësor, të shpejtë dhe të sigurt. 

CEO i KAN, z. Kujtim Gazideda, thekson: KAN planifikon hapjen e 20 pikave të reja të KFC, në të gjithë Shqipërinë, me synim që të jemi gjithnjë e më afër konsumatorit tonë. KFC do të vazhdojë të udhëheqë transformimin e tregut të restoranteve, me teknologji dhe shërbime inovative që e bëjnë përvojën e KFC pjesë të përditshmërisë së tyre. Gjithashtu synojmë të krijojmë partneritet me prodhues vendor, duke u mundësuar furnizmin e pikave të KFC, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.”

CEO garanton gjithashtu se shërbimi, cilësia dhe siguria ushqimore, mbeten prioriteti kryesor i KAN, sipas standardeve ndërkombëtare të KFC.

Lexo edhe:Suksesi i ‘Plug and Play Tirana Expo 2025’/ 10 startup-e shqiptare drejt Silicon Valley

Me mbi 35 restorante dhe 1000 punonjës në rajon (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mal i Zi), KAN përfaqëson një fuqi të konsoliduar në industrinë e restoranteve me shërbim të shpejtë (QSR), duke sjellë zhvillim ekonomik dhe mundësi të reja punësimi, në vendet ku operon. 

KAN, ka arritur të jetë marka më e njohur dhe e besuar në tregun rajonal. I njohur për standardet e larta të operimit dhe cilësisë, në përputhje me kërkesat e Yum! Brands, KAN është garancia e fillimit të një kapitulli të ri cilësie, zhvillimi e inovacioni, për rrjetin KFC, në gjithë rajonin tonë. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0