Këto vazo të gjelbërta janë përgjigjja e Amsterdamit për problemin e urinimit në publik - Business Magazine Albania

Këto vazo të gjelbërta janë përgjigjja e Amsterdamit për problemin e urinimit në publik

Qyteti i Amsterdamit ka zgjedhur një metodë ekologjike për të zgjidhur një problem të vjetër, urinimin në publik. Këshilli lokal ka instaluar tetë tualete publike të mbushura me kërp, në disa pika të qytetit. Tualetet quhen “GreenPees” dhe në dukje të japin pamjen e një vazoje të mbjellë me bimë të gjelbërta, por në të vërtetë, “vazoja” është një ambient i përshtatur për kryerjen e nevojave personale.

“GreenPees” është prodhuar nga një ndërmarrje holandeze, “Urban Senses” dhe tani ka gjithsej 12 “vazo” urinale në Amsterdam, ka thënë shpikësi Richard de Vries të premten për CNN.

De Vries, një psikolog mjedisor, ka punuar me këshillin lokal një projekt pilot në vitin 2018, duke instaluar “GreenPees” në katër zona të njohura të urinimit publik në qendër të qytetit. Në përfundim, “rezultati ishte një sukses i madh,”– ka thënë De Vries. Të inkurajuar nga rezultatet e testimit, zyrtarët urdhëruan dhe tetë “GreenPees” të reja, për të cilat ishte vendosur të shpërndaheshin në muajin shkurt, pandemia koronavirus e pa Amsterdamin të mbyllur dhe kishte më pak kërkesë për tualete publike.

Megjithatë, rreth tre javë më parë, qyteti filloi të hapet përsëri, me bare që mirëpresin mysafirët dhe turistët.  “Kishte më shumë nevojë për tualete. ‘GreenPees’ kanë shumë përfitime, nga mbrojtja e ndërtesave historike nga efektet gërryese të urinimit, deri në uljen e përdorimit të ujit në krahasim me tualetet tradicionale. “Vazot’ gjelbërojnë në mënyrë efektive qytetin, duke tërhequr bletë dhe insekte të tjera. Gjithashtu, “GreenPees” prodhon pleh organik dhe ujë, që mund të përdoren për të ushqyer dhe ujitur hapësirat e gjelbërta të qytetit. Duket e shkëlqyeshme por është gjithashtu funksionale,”– ka thënë De Vries.

Operatorët mund të kontrollojnë “GreenPees” me dorë për të parë kur ajo duhet të boshatiset, ose të përdorin një sensor smart që do të dërgojë një alarm- thuhet në faqen e internetit të kompanisë. De Vries tashmë ka instaluar GreenPees në qytetet holandeze të Vlaardingen dhe Beekbergen, dhe qytetet belge të Mechelen dhe Genk. Gjithashtu De Vries, ai dëshiron të shohë nëse ai mund ta shtrijë konceptin në vendet e tjera dhe si të gjenerojë energji elektrike kur dikush futet në “GreenPees”.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0