Këtë muaj nis fluturimi direkt Tiranë-Dubai - Business Magazine Albania

Këtë muaj nis fluturimi direkt Tiranë-Dubai

Tiranë-Dubaj

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton fillimin e fluturimit të ri të drejtpërdrejtë me Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait (DBX) dhe anasjelltas duke filluar nga data 28 Mars 2021. Linja ajrore me bazë në Dubai Flydubai do të operojë dy herë për javë, të Enjteve dhe të Dielave, me një Boeing 737.

Flydubai do të jetë linja e parë me qendër në Dubai që ofron fluturime direkte në këtë itinerar.

Fluturimet do të nisen nga TIA në 13.30 pasdite duke arritur në DXB në 21.55 të darkës, të orës lokale. Fluturimi i kthimit niset në 9.35 të mëngjesit, ora lokale, nga Dubai dhe arrin në TIA në 12.30 të drekës.

Kompania ajrore Emirates do të operojë tranzit së bashku me kompanine Flydubai duke u ofruar udhëtarëve më shumë lidhje pa ndërprerje përmes qendrës ndërkombëtare të aviacionit të Dubait në 155 destinacione duke përfshirë Australinë, Kinën, Oqeanin Indian, Japoninë dhe Azinë Jugore.

Lexo: Nga 26 janari, fluturimet drejt SHBA vetëm pas testit negativ të Covid

Për orarin e plotë dhe çmimet, ju lutemi vizitoni: https://www.flydubai.com/en/plan/timetable ndërkohë që biletat janë në shitje nga 10 Mars 2021.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0