Keni një biznes të vogël? Jonis Buzi sjell për ju "Miti i sipërmarrjes", librin që do t'ju ndihmojë t'ia dilni mbanë! - Business Magazine Albania

Keni një biznes të vogël? Jonis Buzi sjell për ju “Miti i sipërmarrjes”, librin që do t’ju ndihmojë t’ia dilni mbanë!

Keni një biznes të vogël? Jonis Buzi sjell për ju "Miti i sipërmarrjes", librin që do t'ju ndihmojë t'ia dilni mbanë!

Libri “Miti i sipërmarrjes: Pse falimentojnë kaq shumë ndërmarrje të vogla dhe çfarë të bëjnë për t’ia dalë mbanë”, i autorit legjendar amerikan, Majkëll E. Gërbër (Michael E. Gerber), vjen i botuar në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “Pema”, nën përkthimin e kujdesshëm dhe të natyrshëm të përkthyesit M.Sc. Jonis Y. Buzi. Gërbëri njihet në perëndim kryesisht për këtë libër të famshëm, i cili ka ndihmuar shumë pronarë ndërmarrjesh të vogla që të arrijnë sukses financiar dhe të bëjnë një jetë më të kënaqshme.

Ky është libri i parë i këtij autori që vjen për lexuesin shqiptar.

“Në libër trajtohet mënyra se si duhen drejtuar bizneset e vogla me qëllim që vetë biznesi të kthehet në produkt. Modeli kryesor të cilit i referohet autori është ai i “MekDonaldsit”, i cili konsiderohet si biznesi i vogël më i suksesshëm në botë. Është njëri prej librave që duhet lexuar nga kushdo që ka ndërmarrje ose biznes të vogël dhe që dëshiron t’ia dalë mbanë”, thotë Buzi.

Për sa i takon përmbajtjes, ajo që e bën të veçantë këtë libër është koncepti i biznesit si instrument nëpërmjet të cilit manifestojmë ekzistencën tonë në botë. Ky konceptim, në thelb, përbën dallimin midis ndërmarrjeve të suksesshme dhe atyre që falimentojnë.

Në libër jepet filozofia e ndërmarrjes dhe parimet bazë të saj, të shprehura me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme.

I pyetur për atë se çfarë e dallon këtë libër nga shumica e librave të përkthyer sot në treg, përkthyesi Buzi thotë: “Në aspektin e përkthimit, kam vënë shënime shpjeguese aty ku e kam parë të përshtatshme për t’ia bërë lexuesit më të lehtë kuptimin e librit. Emrat e huaj i kam zëvendësuar me emra shqip, për ta bërë librin më të ngrohtë e më të këndshëm. Jam munduar të mënjanoj sa më shumë fjalitë më sintaksë të huaj, të cilat, për fat të keq, kanë pllakosur shumë përkthime. Aty ku munda, kam përdorur fjalë shqipe në vend të fjalëve të huaja. Njohuritë gjuhësore i kam gërshetuar me ato akademike për të garantuar saktësi sa më të madhe terminologjike. Rezultati i gjithë kësaj pune është se teksti rrjedh këndshëm sikur autori të ishte shqiptar.”

“Siç kam bërë në libra të tjerë, edhe në këtë libër qëllimi im ka qenë që t’u jap lexuesve një vepër për të cilën ia vlen të investojnë kohë dhe para. Se sa ia kam dalë, këtë le ta thonë ata”, shtoi përkthyesi Jonis Y. Buzi.

Linkedin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0