Katër profile, një mesazh…! Njihuni me fituesit e “Business Leaders 2025”! - Business Magazine Albania

Katër profile, një mesazh…! Njihuni me fituesit e “Business Leaders 2025”!

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Nga Eni Muça – Business Magazine riktheu edhe në fund të vitit që lam pas votimet për liderët e vitit në biznes, duke vendosur sërish në qendër zërin e publikut dhe audiencës, si një element kyç në mënyrën se si ndërtohet besimi ndaj figurave publike, sipërmarrësve dhe projekteve inovative.

Në një kohë kur reputacioni, imazhi dhe ndikimi shoqëror janë po aq të rëndësishëm sa performanca financiare, ne vendosëm edhe një herë të bëhemi zëri i audiencës që na ndjek dhe komunitetit të biznesit, duke rikthyer konkursin vjetor “Business Leaders”.

Këtë vit, konkursi erdhi me më shumë fusha zgjedhjeje, duke vendosur në fokus tipologji biznesi dhe profile që kanë marrë peshë të veçantë vitet e fundit: influencues që kanë krijuar komunitete të forta rreth vlerave, sipërmarrës me ndikim real në zhvillimin e qëndrueshëm, startup-e inovative dhe të rinj nga diaspora që po ndërtojnë ura mes Shqipërisë dhe botës.

Kategoritë për vitin 2025

  • Sipërmarrësi/ja i vitit 
  • Startupi i vitit 
  • Influencuesi/ja i vitit 
  • Ylli i diasporës

Procesi i votimit u ndërtua në dy faza:
Fillimisht, publiku nominoi emrat që mendonte se meritonin të ishin në garë. Më pas, kandidatët më të votuar kaluan në fazën finale, ku votimi ishte i përditshëm deri në ditën e fundit. Në disa kategori, gara ishte aq e ngushtë sa fituesi u vendos me diferenca minimale votash. Ky është edhe thelbi i Business Leaders: nuk fiton ai që ‘duket’ më shumë, por ai që vlerësohet më shumë nga publiku për kontributin e tij.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0