Një ‘’puzzle’’ shitblerjesh, largimesh, ardhjesh dhe aktorësh vendas, pritet të përfundojnë me kalimin e hotel Sheraton në një hotel Marriott, pra hotel i të njëjtin grup ndërkombëtar akomodimi.
Kastrati group, një prej grupeve me zhvillim më të madh së fundmi edhe në fushën e ndërtimeve në kryeqytet, është në tratativa blerje të godinës së Mak Albanias, ku ishte vendosur edhe hotel Sheraton. Burime nga grupi bëjnë të ditur se kjo është një nga tratativat e blerjes që Kastrati grup po zhvillon aktualisht.
Operatorët turistikë patën theksuar në fund të dhjetorit se një nga arsyet e largimit të Sheraton, është pasiguria që i jepte kompania Mak Albania prej vitesh në shitje.
Ndërkohë, grupi duket se do të vazhdojë të mos e ndryshojë destinacionin e pasurisë së Mak Albanian ku ishte vendosur Sheraton, e madje as grupin e huaj të shërbimit hotelier. Sheraton prej pak vitesh është blerë nga rrjeti ndërkombëtar Marriott, i cili, siç theksohej pak ditë me parë nga businessmag.al po shpreh interes për Shqipërinë e Maqedoninë. Negociatat po realizohen nga grupi blerës, ndërkohë hoteli prezantohet aktualisht me emrin MakTirana Hotel. Nëse Marriott zëvendëson Sheraton, emri i këtij hoteli do të jetë në treg për një kohë të shkurtër.
Lexoni: https://businessmag.al/marriott-ne-vend-te-sheraton/
Marriot ka hapur një vit më parë hotelin e tij në Shkup.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto