Kampionati Kombëtar i Rafting mbyll edicionin e shtatë - Business Magazine Albania

Kampionati Kombëtar i Rafting mbyll edicionin e shtatë

Në datën 23 Mars 2024 u zhvillua për herë të shtatë Kampionati Kombëtar i Rafting.

Zgjedhja për të organizuar kampionatin Kombëtar të Rafting 2024, së bashku me Festivalin “Last adventure Europe” apo “Aventura e fundit e Europes”, organizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zgjeruar lidhjet me sportet e tjera në natyrë si alpinizmi, ciklizmi, kayak, duke  rritur prezencën e tyre për publikun e gjerë dhe bashkëpunimin mes tyre.

Kampionati Kombëtar i Rafting 2024 u zhvillua për herë të parë në lumin e fundit të egër të Europës ,Vjosë pasi ky sport turistik ka sjellë me mijëra turistë në luginën e Vjosës, duke u bërë kontribuesit kryesor në shpalljen e saj Park Kombëtar.

Dita e kampionatit ishte fantastike, me diell dhe niveli ujit ideal për gara. Garat ishin të forta dhe me shumë konkurencë mes tyre. Ekipet garuan në disiplinat Slalom (gara me pengesa), sprint me eliminime dhe gara me kronometër.

Në Kampionat morën pjesë 8 ekipe.

Ekipi i “Osumit” me kapiten Ali Spathara, ekipi i “Vjosa 1” me kapiten Endri Hoxha, ekipi i “Vjosa 2” me kapiten Jorgo Nano, ekipi i “Vjosa 3” me kapiten Robert Tabaku, ekipi i “Shkumbinit” me kapiten Gentian Guni, ekipi i Drini i Zi me kapiten Gojart Rudi, ekipi i Bistrica me kapiten Bledar Kule, ekipi “Benca” me kapiten Renato Muhameti.

Vendin e parë e fitoi ekipi i “Osumit” me kapiten Ali Spathara dhe atlete Aldo Sakollari, Franci Koroni, Xhuliano Kaloti. Koha e zbritjes 3 minuta e 44 sekonda.

Vendin e Dytë, e fitoi ekipi “Vjosa 1”, me kapiten Endri Hoxha dhe atlete Florian Binaj, Iken Droboniku, Bledar Kulaj, koha e zbritjes: 4 minuta e 03 sekonda.

Vendin e Tretë e fitoi ekipi “Vjosa 2” me kapiten Jorgo Nano dhe atletë Ferdinant Nano, Hari Koxhaku, Elvis Tane. Koha e zbritjes 4 min e 12 sekonda.

Atletet më e mirë të kampionatit do të marin pjesë në Kampionatin Europian të Rafting, i cili mbahet në Bosnje Herzegovinë.

Tetë skuadrat, të ardhur nga lumenj të ndryshëm të Shqipërisë, dhuruan spektakël dhe shumë emocione dhe konfirmon se sporti turistik i rafting është përhapur në gjithë Shqiperinë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të rafting Zamo Spathara u shpreh në ceremoninë e ndarjes së cmimeve:

Risia në këtë kampionat  është se për herë të parë mori pjesë një skuadër mikse,ekipi i Shkumbinit në Elbasan me dy vajza Kristina Bilbili dhe Xhesara Kusi .Shpresojmë që të kemi shumë shpejt si shtetet e tjera ekipin e parë femëror.Rafting nuk është një sport që nuk  kërkon forcë fizike por kordinim në skuadër.Profesionalizmi,argëtimi,konkurenca,miqësia,solidariteti midis skuadrave kanë rritur këtë vit kualitetin e kampionatit .Shumë skuadra janë rritur teknikisht dhe në numër në krahasim me vitet e kaluara.

Gjatë eventit ka pasur plot momente gazmore si për shembull kur atletet e ekipeve duhet të vraponin në buzë të lumit për të arritur gomone, t’i shtynin në ujë e pastaj të niseshin për  garim një nga atletet nuk arriti të hipte në gomone por përfundoi në ujë duke humbur disa sekonda por megjitheatë  ekipi pati rezultate të mira.

Gjejmë rastin të informojmë publikun se në nga data 3 prill deri në 14 prill Federata Shqiptare e Rafting në bashkëpunim me guida nga hungaria dhe Europa zhvillon  trajnime për guida rafting në lumin Vjosa dhe Osum.I mirëpresim të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e këtyre trajnimeve pasi do ti rrisin shumë profesionalisht.

Në përmbyllje të kampionatit përfaqësuesit e alpinizmit, ciklizmit, rafting ishin të ftuar në qëndrën multifuksionale të Përmetit me kryetaren e bashkisë Përmet dhe të dhjetra faktorëve të turizmit dhe kontribues në promovimin dhe mbrojtjen e zonës së Vjosës, duke premtuar që së bashku do të vazhdonin akoma më fortë të punonin në zhvillimin e turizmit dhe në mbrojtjen e natyrës.

Përmeti ka konfirmuar edhe një herë se është një  destinacion ideal dhe një pikë nisje për turizmin e aventurës dhe eksperiencës dhe është një model i turizmit ku të gjithë banorët dhe bizneset janë fitimtarë.

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0