Sa para mendoni se do t’ju duhet të kurseni për të dalë në pension?
Sipas MagnifyMoney, nëse jetoni në qytete si Boston, New York, Washington DC, Portland, Los Angeles, San Diego, përgjigjia do të jetë të paktën 1 milion dollarë për të përballuar një jetesë mesatare.
“1 milion dollarë është një numër i madh,” tha planifikuesja financiare Marguerita Cheng, CEO dhe bashkëthemeluese e Blue Ocean Global Wealth dhe anëtare e Këshillit të CNBC.
Ajo shtoi se njerëzit nuk duhet domosdoshmërisht të mbingarkohen duke menduar atë shifër. Ka gjëra që mund të bëni paraprakisht për t’u siguruar që jeni të përgatitur për të dalë në pension.
Analiza e bërë nga Magnify Money, zbuloi se në 28 qytete amerikane ju duhen më shumë se 1 milion dollarë për të dalë në pension, rreth 7% e atyre që u përfshinë në raport.
Vendet më të shtrenjta janë të përqëndruara në brigjet lindore dhe perëndimore, dhe vetëm pesë shtete, Alaska, Kalifornia, Hawaii, New York dhe Oregon, kanë më shumë se dy nga qytetet më të kushtueshme. Kalifornia ka më shumë nga çdo shtet, me 14 qytete ku pensionistët duhet të kenë më shumë se 1 milion dollarë për të jetuar të qetë.
“Nuk ishte befasuese duke qenë se ne e dimë se shumë pjesë bregdetare të vendit priren të kenë metrotë më të shtrenjta,” tha Ismat Mangla, drejtor i lartë në LendingTree, organizata mëmë e MagnifyMoney.
Pjesa tjetër e listës tregon gjithashtu se kostot ndryshojnë shumë në varësi të vendit ku planifikoni të dilni në pension. Duhen më pak se 1 milion dollarë për të dalë në pension në 93% të mbetur të metrove të analizuara nga MagnifyMoney.
“Varet nga zona e vendit në të cilën po planifikoni të dilni në pension,” tha Mangla. “Nga ana tjetër, ka shumë vende ku nuk ju duhen shumë para për të dalë në pension.”
Në një qytet si Jackson në Tennessee një pensionist mesatar mund të dalë në pension me më pak se 500,000 dollarë.
Nëse jeni prapa me kursimet e pensionit dhe mbi moshën 50 vjeç, duhet të përfitoni nga kontributet. Nëse jeni 50 vjeç ose më i vjetër, mund të vendosni 26,000 dollarë në një 401 (k) dhe 7,000 dollarë në një IRA në 2021.
Mund të jetë e dobishme të punoni me një profesionist financiar për t’u siguruar që jeni në rrugën e duhur për të dalë në pension. Këshilluesit financiarë gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të merrni vendime të rëndësishme për jetën tuaj në pension, si për shembull kur të dilni në pension, ku dëshironi të jetoni, çfarë lloj shtëpie keni nevojë apo shpenzime të tjera të mëdha.
“Ju mund të punoni disa vite më gjatë që të kurseni dhe gjithashtu mund të shkurtoni shpenzimet”, shpjegoi Cheng.
Për shembull, ju mund të lëvizni në një qytet tjetër, të ndryshoni stilin tuaj të jetesës ose madje të mbani një makinë në vend të dy makinave, nëse dilni në penson njëkohësisht me partnerin tuaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.