Jetesa luksoze dhe e sofistikuar mbërrin në Shqipëri: Njihuni me Heritage dhe Luxforsale - Business Magazine Albania

Jetesa luksoze dhe e sofistikuar mbërrin në Shqipëri: Njihuni me Heritage dhe Luxforsale

Heritage dhe Luxforsale

Të premten që sapo lamë pas, më datë 20 prill, publiku shqiptar u prezantua me platformën më të re të pasurive të paluajtshme në vend. Heritage Group, e investitorit shqiptar Dorian Husi në bashkëpunim me kompaninë italiane Luxforsale, bënë të qartë qëllimin e tyre për t’i ofruar blerësve dhe inevstitorëve shqiptarë, por jo vetëm, alternativat më të rafinuara të pasurive të paluajtshme në rajon.

Në eventin e përurimit të kësaj platforme ishin prezentë përfaqësues të kompanive të ndryshme europiane. Shumë prej tyre zgjodhën të ndanin urimet dhe mendimet e tyre publikisht duke folur për publikun në këtë event. Ndër ta mund të përmendim CEO-n  e kompanisë Luxforsale, Claudio Citza si dhe të ftuarin special Lorenzo Ait,CO-founder I Allcore Spa group, Iistuar ne bursën e Milanos si kompania e 39-të me rritjen më te shpejtë ne Itali qe nga 2021.

Platforma e prezantuar mbështet nga profesionistë me përvojë në tregun e pasurive të paluajtshme, të cilët hulumtojnë dhe analizojnë plotësisht mundësitë e mundshme të investimit përpara se t’i paraqesin ato te përdoruesit e platformës. Qasja e saj është e orientuar nga të dhënat për menaxhimin e investimeve, duke përdorur teknologjinë më të avancuar dhe analizat e të dhënave për të identifikuar mundësitë më premtuese të investimit.

Kjo platformë ofron një dritare te re investimi në pasuri të paluajtshme. Investitorët mund të shfletojnë një katalog pronash të përzgjedhura, të rishikojnë të dhënat e detajuara të pronave dhe të marrin vendime të informuara për investime. Platforma që Heritage ofron është një platform ku investitori bën nje investim të sigurtë, siguron investimin e tij  dhe çdo lëvizje e vlerës së investimit është në blockchain ku çdo lëvizje është e lexueshme .

Lexo: 6 mënyra për të përmirësuar komunikimin në biznesin tuaj

Dorian Husi, CEO i Heritage u shpreh për mediat “Heritage përfaqëson Luxforsale për Shqipërinë. Synimi jonë është që të krijojmë sa më shumë partneritet me agjenci real estate dhe ndërtues me qëllim njohjen e tyre jashtë.  Ne mundohemi si Heritage që të sjellim sa më shumë investitorë të huaj në Shqipëri që të bëhen pjesë e një prone këtu”

Me klientë nga mbi 150 vende të botës, kulturë pune europiane dhe ambicie të mëdha ne besojmë se kjo platformë është një vlerë e shtuar për hartën ekonomike të vendit tonë. Kështu i urojmë mirëseardhjen kësaj nisme joshëse për investitorët vendas e të huaj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0