AllWeb Albania, Konferenca më e madhe e Marketingut Digjital në Tiranë ka një ofertë për të gjithë studentët, duke mundësuar zbritje në çmimin e biletës nga çmimi standard prej 169€ në vetëm 69€.
Për të përfituar zbritjen prej 100 euro, ju nevojitet të prenotoni biletën tuaj brenda datës 5 Nëntor.
Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë ju që synoni të rrisni aftësitë tuaja digjitale. Me pjesëmarrjen tuaj në konferencën AllWeb, ju do të mund të takoni njerëz të rinj, të bëni network me të pranishmit, folësit dhe pse jo të krijoni mundësi bashkëpunimi për të ardhmen.
Biletat tuaja si studentë mund t’i merrni duke kontaktuar në adresën e e-mailit [email protected]
ALLWEB lindi në Maqedoni në vitin 2012 si një konferencë vjetore, duke shfaqur përmbajtje cilësore, folës fantastikë dhe studime të dobishme të rasteve, të gjitha në një vend, brenda një dite. Në vitin 2016, revista Business Mag Albania e solli atë në Shqipëri. Në këtë ngjarje unike, perspektivat e folësve ndërkombëtarë ndërthurin pa vështirësi praktikat më të mira lokale, të sjella nga ekspertë të industrisë nga rajoni.
Lexo: Rikthehen dy folës të njohur në AllWeb: Matt Desmier dhe Ivan Brezak Brkan
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.