Je 21-26 vjeç dhe do të kesh një praktikë pune në administratë? Apliko! - Business Magazine Albania

Je 21-26 vjeç dhe do të kesh një praktikë pune në administratë? Apliko!


Administrata publike ka rihapur mundësitë për praktika pune. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës ka hapur thirrjen e pestë.

Sipas njoftimit të Departamentit të Administratës Publike, janë 2500 pozicione për të rinjtë 21 – 26 vjeç, të cilët zotërojnë minimalisht një diplomë bachelor.

Qëllimi i vërtetë është përvoja e punës

Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale.

Çfarë nevojitet për aplikimin tuaj?

Pasi të informoheni gjerësisht rreth programit dhe pas konsultimit të profileve të kërkuara, mund të vijoni me plotësimin e formës së aplikimit.

Aplikimet janë të hapura deri në fund të muajit 29 shkurt 2020. Kliko Këtu për aplikim. 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0