Jam 13 vjeç dhe jam një shpikës! - Business Magazine Albania

Jam 13 vjeç dhe jam një shpikës!

shpikës

Nga Neada Muçaj,

Edel Gjoni është nxënës në shkollën “Fan Noli”, në klasën e 7. Ajo çfarë e dallon nga moshatarët e tij është pasioni për teknologjinë. Jo vetëm për të blerë produkte smart, por dhe për t’i krijuar ato. Për këtë ai studion dhe punon thuajse çdo ditë. Që i vogël ka nisur të krijojë produkte robotike, por për këtë të fundit duket më krenar, Shoes 19. Atletet “inteligjente” që të ndihmojnë të ruash distancën me njerëzit.

Si lindi idea?

Në periudhën e pandemisë, atëherë kur rastet po binin dhe filluam të kishim më tepër liri. Edel ndodhet në një qendër tregtare dhe pavarsisht pandemisë sheh që njerëzit nuk po e ruanin shumë distancimin social, duke rrezikuar shëndetin e të gjithëve. Epo idetë lindin për të zgjidhur problem dhe ky ishte problem i rradhës për të. Shoes 19 është dizenjuar për të parandaluar Covid-19. Shoes sepse janë këpucë, 19 prej Covid-19.

Lexo: Fizikani i “Ekuacionit të Zotit”: Afrimi me alienët do të ishte një ide e tmerrshme

Të nesërmen skicoi idenë në një aplikacion për qarqe, bleu komponentët dhe nisi nga puna.

Sistemi është krijuar në mënyrë të tillë që kur dikush të afrohet më shumë se 1.5 m, sistemi lëshon një sinjal në formën e alarmit (jo sa një sirenë ambulance). Ai përbëhet nga disa sensorë ultrasonikë, të cilët llogarisin rrezen dhe më pas buzzerat japin sinjalin zanor. Sikur të mos mjaftonte sinjali, këto këpucë ndezin dhe drita.

Për krijimin e prototipit u deshën vetëm 2 javë, ndërkohë ana estetike kërkonte më shumë kreativitet.

Edel nuk i vë një notë produktit, prandaj hidhini një sy e vlerësojeni vet.

A ndjek ai ndonjë model? (Epo kush nuk e pëlqen Elon Musk)

Jo. Edel ende nuk ka ndonjë model që ndjek. Lidhet më shumë me produktet novative, sesa me personazhet që i krijojnë ato. Por nëse ka diçka që e frymëzon, janë miqtë e tij. Gjithmonë zgjedh shoqërinë e miqve në moshë pak më të madhe sepse do të mësojë prej tyre e sidomos kur janë pjesë e botës së teknologjisë.

Edel gjithashtu motivohet nga kompeticionet dhe produktet teknologjike që janë të dobishme për njerëzit dhe shoqërinë në çdo fushë të saj.

Së fundmi, ai është bërë pjesë e kompeticionit Bibliotech Challenge, ku u shpërblye me një prej çmimeve fituese në kategorinë 15-18 vjec. Ndërkohë, po përgatitet për vitin e ardhshëm për pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Shkencës në Çeki. “Science on Stage Festival” është një konkurs ndërkombëtar, ku të rinj nga çdo vend i Evropës prezantojnë idetë e tyre më të mira teknologjike. Në këtë festival, Edel do të përfaqësojë shkollën e tij dhe Shqipërinë me Shoes 19.

Çfarë do të bëhet kur të rritet?

E ka shumë të qartë, inxhinier. Duket se ka një plan për të ardhmen e tij, dëshiron të studiojë në gjimnazin profesional Gjergj Canco, aty ku mësohet e perfeksionohen më mirë drejtime të tilla. Ndërkohë studimet e larta i mendon në Gjermani.

Po tani që pandemia mbaroi ku mund t’i përdorim këto këpucë?

Ai sugjeron që Shoes 19 të përdoren për të shmangur rradhët e çuditshme që hasim thuajse kudo. Kështu krijojmë dhe një kulturë më të mirë.

Nëse interesoheni për Shoes 19, ende nuk e ka një çmim, por Edel na premtoi që së shpejti atletet do të hidhen në treg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0