Ja si të rrisni fëmijë që kanë një marrëdhënie të mirë me paratë - Business Magazine Albania

Ja si të rrisni fëmijë që kanë një marrëdhënie të mirë me paratë

Ja si të rrisni fëmijë që kanë një marrëdhënie të mirë me paratë

Edhe para se fëmijët tuaj të kuptojnë se si funksionon menaxhimi i parave, ata mund të shohin qëndrimin dhe ndjenjat e prindërve rreth financave, dhe kjo mund të ketë një ndikim të qëndrueshëm. Por shmangia e të folurit për paratë me fëmijët tuaj, mund të jetë edhe më e dëmshme për suksesin e tyre financiar në të ardhmen.

“Thellë brenda vetes, shumica e njerëzve besojnë se paratë janë një gjë e keqe, se fëmijët duhet të mbrohen nga atp”, thotë Ramit Sethi, milioner i cili e ka arritur vetë suksesin dhe autor i librit të ri, “Money for Couples”. “Ju nuk i mbroni fëmijët duke mos i lejuar të ngasin biçikletën. Ju nuk i mbroni fëmijët duke mos i lejuar që të provojnë një domate. Pra, pse do t’i mbronit ata nga diçka që është shumë më e rëndësishme se secili prej këtyre shembujve?” thotë ai. Kur flisni për paratë me fëmijët, ekziston një “fjali e tmerrshme”, që Sethi thotë se do dontë të mos përdorej nga familjet: “Nuk mund ta përballojmë këtë”.

Lexo edhe:Në Shqipëri, 47% e popullsisë mbi 15 vjeç mezi shkruan dhe lexon!
“Të thuash jo është një gjë e mirë”

Shumë nga individët me të cilët Sethi ka folur në podcastin e tij “Money for Couples”, kujtojnë se kishin dëgjuar “ne nuk mund ta përballojmë këtë” nga prindërit e tyre kur ishin të vegjël. “Dhe ata vërtet e kanë besuar atë,” thotë Sethi. “Pra, edhe kur ata kanë një punë të mirë dhe kanë të ardhura të mjaftueshme 30 vjet më vonë, ende ndjejnë se u mongojnë paratë.” Një marrëdhënie pozitive me paratë nuk ka të bëjë me sa para keni në të vërtetë, thotë Sethi. T’ua thoni fëmijëve tuaj këtë fjali mund t’i bëjë ata pa dashje të kenë frikë të shpenzojnë para, edhe kur faktikisht janë në gjendje ta përballojnë atë që duan të blejnë. Në vend që të thoni se nuk mund të përballoni diçka, Sethi sugjeron t’i bëni jehonë normave dhe kulturës, që keni vendosur brenda familjes për të shpjeguar vendimin tuaj. Mund të thoni, “Në familjen tonë, ne zgjedhim të shpenzojmë para për ushqim të shëndetshëm në vend të ushqimeve të skuqura”, thotë ai. Përndryshe, “jo çdo gjë duhet të ketë një shpjegim masiv,” thotë ai. Edhe pse mund të mos i pëlqejë një fëmijë që kërkon të blejë një lodër në dyqan, krijimi i bazave të komunikimit dhe parimeve që fëmijët tuaj të kuptojnë se ju nuk mund dhe nuk duhet t’i shpenzoni paratë tuaja për çdo gjë që dëshironi të blini në mënyrë impulsive, do t’i sjellë dobi në planin afatgjatë.

Ndihmoni fëmijët tuaj të angazhohen me para

Përveç të folurit për paratë, Sethi inkurajon familjet që t’i përfshijnë fëmijët e tyre me detyra financiare, në mënyrë që ata të mund të ndërtojnë një bazë pozitive për marrëdhëniet e tyre me paratë kur të rriten. Lërini t’ju shikojnë të paguani faturat apo edhe të klikojnë butonin “paguaj”, sugjeron ai. Dhe përpiquni të mos flisni me zë të lartë se sa e lartë është fatura e energjisë elektrike ose sa e shtrenjtë është qiraja juaj. Në vend të kësaj, bëjini të ditur fëmijëve tuaj se këto para u ofrojnë çatinë mbi kokë dhe energjinë elektrike për të luajtur videolojërat.

“Në adoleshencë, ata mund të ndihmojnë në planifikimin e një udhëtimi familjar ose të ndihmojnë në blerjen e një makine për familjen dukë dhënë mendime apo preferenca,” thotë Sethi. “Kjo është mënyra se si ata fillojnë të mësojnë për taksat dhe shpërblimet. Kështu hidhni bazat e aftësive, që do t’i ndihmojnë ata të jenë të suksesshëm në botën reale.”

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0