Ja si do te ndryshoje Facebook persa i perket News Feed - Business Magazine Albania

Ja si do te ndryshoje Facebook persa i perket News Feed


Facebook ndryshon serish dhe ka prezantuar nje dizajn te ri dhe minimalist per sektorin e Njoftimeve apo News Feed, ne faqen kryesore te Home ku ju lexoni te gjithe te rejat nga miqte dhe kontaktet.

Ne nje prezantim parmbreme ne Menlo Park, Mark Zuckerberg ka shpjeguar te rejat qe kane te bejne me rrjetin social dhe la qe vete imazhet te tregonin si do te ndryshoje pamja e faqes.

Fjala kyce eshte minimaliste me nje perkushtim persa i perket fotografive dhe nje menaxhim me te lehte te filtrave per te vendosur mbi cfare doni te perditesoheni, cfare te shperndani dhe per te levizur me lehte mes mijera informacioneve qe vijne cdo dite dhe ngarkohen ne serverat e gjigandit amerikan.

Gjeja e re eshte nje permbledhje qe ka menduar Zuckerberg per krijesen e tij miliardere. Stilimi i ri eshte sic ndodhi dhe me ndryshimin e profilit ne Timeline.

Pasi prezantoi Graph Search per kerkim me te sakte dhe social, Facebook ka zbuluar nje funksion te ri te News Feed, e cila nga nje grimce do te behet me e dukshme ne faqe.

Fotografite luajne rolin me te rendesishem duke u shfaqur ne permasa me te gjera dhe jane ne gjendje te sjellin ngjyra dhe gjalleri te imazheve vete. Ne ane shfaqet nje Toolbar qe ju lejon te levizni me lehte dhe me shpejt permes seksioneve te ndryshme te faqes dhe pastaj te shkoni te filtroni per fotografi, miq apo permbajtje te tilla si muzike.

Njoftimet do te gjejne vend ne cepin lart djathtas. Mark Zuckerberg tha se :”Besojme se gazeta me e mire duhet te jete sa me e larmishme dhe ne duam te ofrojme shumellojshmeri permbajtjesh, nje gazete te personalizuar”. Do te jete me e thjeshte edhe per te ndjekur dike apo dicka, pra te perqendrohemi vetem tek gjerat qe na interesojne.

Te rejat kane te bejne edhe me versionin standart online, edhe me aplikacionet ne celular per smartphone dhe tablete me sistem operativ Android apo iOS te Apple.

Por kur do te ndodhe ndryshimi i nderfaqes? Shume shpejt, por ju mund te viheni ne rradhe per tu rregjistruar ne faqen e re te prezantimit qe tani. Nje parashikim i vogel?

Shumica e perdoruesve nuk do ta vleresoje sepse njerezit e web-it, cfaredo qe thone, jane rezistent ndaj ndryshimeve, edhe nga dembelizmi. Por me vone do te mesohen!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0