Ja shpikjet për të cilat shkencëtarët u penduan që ja sollën njerëzimit - Business Magazine Albania

Ja shpikjet për të cilat shkencëtarët u penduan që ja sollën njerëzimit


Shkenca i ka sjellë njerëzimit dobi të paimagjinueshme, por jo të gjithë shkencëtarët janë të lumtur për to.

Disa zbulues ua kanë përkushtuar jetën studimeve për të sjellë diçka të mirë për botën, por mënyra se si janë përdorur më pas, jashtë kontrollit të tyre, ka bërë që të pendohen që ua sollën njeriut.

Mikhail Kalashnikov i shkroi një letër falje kishës 6 muaj para se të vdiste. Arma që shpiku për vendin e tij ishte tepër e lirë, e thjeshtë, dhe prodhimi doli jashtë kontrolli. 100 milionë u prodhuan deri në vitin 2009.

Skencëtarë-Shpikje-Njerëzim-Businessmag

 

Vëllezërit Wright nuk prisnin që avioni, shpikja e tyre, të përdorej në luftë. Ata ua shitën qeverisë amerikane për qëllime zbulimesh shkencore. Pasi panë ç’bënë avionët në dy luftëra botërore që pasuan, do të donin të mos i kishin shpikur fare.

Skencëtarë-Shpikje-Njerëzim-Businessmag

 

Arthur Galston zbuloi një mënyrë që i bënte bimët të rriteshin shpejt. Por më pas luftoi që të ndalohej prodhimi i “Agjentit Portokalli” pasi shpikja u përdor si armë kimike ndaj drithërave në Vietnam, duke shkaktuar lindjen e shumë fëmijëve të shformuar.

Skencëtarë-Shpikje-Njerëzim-Businessmag

 

J. Robert Oppenheimer ishte shkencëtari që u angazhua më drejtpërdrejt se Ajnshtajni për krijimin e bombës bërthamore. Pasi pa fuqinë e vërtetë të shpikjes, u bë një nga aktivistët kryesorë kundër prodhimit të tyre.

Skencëtarë-Shpikje-Njerëzim-Businessmag

 

Alfred Nobel i çmimit “Nobel” shpiku dinamitin si mjet më të sigurt ndërtimi. Shpikja i vrau jo vetëm vëllain, por u përdor dhe gjerësisht nga ushtritë, aq sa një gazetë franceze e quajti “tregtari i vdekjes”.

Skencëtarë-Shpikje-Njerëzim-Businessmag

 

 

/ Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0