Ja përse gjiganti i shkëmbimit të kriptomonedhave po përpiqet të “impresionojë” Francën! - Business Magazine Albania

Ja përse gjiganti i shkëmbimit të kriptomonedhave po përpiqet të “impresionojë” Francën!

Binance po forcon praninë e tij në Francë pas një viti të ndërlikuar me kontrollin rregullator.

Gjiganti i shkëmbimit të kriptomonedhave po financon një iniciativë prej 100 milionë euro (113 milionë dollarë) me grupin e industrisë “France FinTech” në një përpjekje për të mbështetur sektorin e shkëmbimit të kriptomonedhave dhe blockchain në Francë.

Nisma, e shpallur në nëntor dhe e quajtur Objective Moon, do të mundësojë që Binance të krijojë një zyrë kërkimi dhe zhvillimi në Francë dhe të bashkëpunojë në një program për bizneset dhe programet e trajnimit.

Lexo edhe: Ja përse duhet të keni patjetër kriptomonedha në portofolin tuaj, pavarësisht moshës

“Qëllimi i Objective Moon është zhvillimi i një ekosistemi dhe ta ushqejë e ta përshpejtojë atë”, tha David Princay, nga GM për CNBC.

Ledger, firma franceze e harduerit të kriptomonedhave me vlerë 1.5 miliardë dollarë dhe kompania OpenClassroom janë përfshirë gjithashtu në Objective Moon për zhvillimin e programeve arsimore.

Franca shihet si një terren pjellor për iniciativën duke pasur parasysh ekosistemin në rritje të fintech në këtë vend. Sipas shifrave nga Dealroom, investimet e fintech në Francë janë rritur këtë vit me shifra të mëdha financimi për kompani si Lydia dhe Qonto.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0