Mund të na thoni se cilat ishin risitë që solli ky event për pjesëmarrësit që kishin ide biznesi?
Një nga risitë e edicionit të tretë, ishin sipërmarrjet më prestigjize që operojnë në industrinë e tyre që mundësuan vënien në jetë të disa sipërmarrjeve konkrete si dhe mundësuan punësimin e disa të rinjve. Ky event është një urë lidhëse midis sipërmarrësve, personaliteteve nga media dhe bota akademike, ku pjesëmarrësve u ofrohet një oaz mundësish. Fituesi i këtij edicioni do të jetë në panelin e jurisë së vlerësimit të ideve në edicionin pasardhës, një traditë e jona kjo.
Sa ishte numri i personave që aplikuan dhe cilat ishin ato ide/projekte biznesi që u dalluan nga të tjerët?
Aplikimet ishin të shumta, por u përzgjodhën 13 idetë më inivatore dhe me prespektivë të aplikueshme në Shqipëri. 60 të rinj të apasionuar pas sipërmarrjes u bënë pjesë e aktivitetit tre ditor, trajnimi-mentorim-konkurim.
Kush janë fituesit e këtij eventi dhe cilat ishin idetë e tyre?
Fitues janë të gjithë. Pasioni dhe vullneti që kanë për të vënë në jetë ëndrrën e tyre përcolli vërtetë emocione. Ideja e parë fituese është AstroTour. Ajo do të operojë në fushën e turizmit, me ideues një mësues matematike-fizike, z. Albert Kaleci. Në vendin e dytë “Sapientify”, me ideues znj. Aleksandra Ngjeliu, experte e gjuhës angleze. Në vendin e tretë është “Kafe Ina” nga studentja ekselente Ardelina Marticanaj e Tirana Business University (Një falenderim i veçantë shkon për këtë Universitet që për të tretin vit radhazi na ka hapur dyert për zhvillimin e eventit). Së fundi, dy studentë të talentuar me idenë “Tirana Card” , Florian Snalla dhe Igli Muçaj, morën direkt oferta punësimi dhe praktikë profesionale nga partnerët tanë.
Cilat janë çmimet që ndatë për fituesit? Si i mbështet ky event për të nisur biznesin?
Vendi i parë fitoi çmimin prej 100.000 lekë të mundësuar nga AGNA GROUP , CLASS BY ALKETA VEJSIU, KOMITETI KAFE MUZEUM. Për vendin e parë do të mundësohet paketë e plotë brandimi nga MAD BAZAR me vlerë 300.000 lekë. Ideja e dytë fitoi mundësinë e një marketingu me vlerë 100.000 lekë nga CLASS BY AV dhe paketë e plotë brandimi nga MAD BAZAR me vlerë 300.000 lekë. Për idenë e tretë do të ketë një surprizë së shpejti. Shpresojmë të kemi me ju një intervistë të dytë me Ardelinën dhe personat që do t’i bëjnë surprizën….. Sa për idenë e katërt, u ofrua mundësi praktike me prespektivë punësimi nga departamenti i Inovacionit dhe Kërkim-Zhvillimit i AGNA GROUP si dhe mundësi punësimi direkt nga znj Alketa Vejsiu për shitje online për Class By AV.
Pas kësaj eksperience, a mendoni se rinia jonë ka ide inovative biznesi për të konkuruar në treg?
Rinia jonë zotëron vision dhe kreativitet mbresëlënës. Sfidat që u paraqiten janë të mëdha, por mjafton një dorë që t’u japë mbështetjen e parë që të vënë në jetë ëndrrën e tyre!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
