Ja çfarë ndodh kur virusi Corona hyn në trup?

Ja çfarë ndodh kur virusi Corona hyn në trup


Virusi shpërndahet nga spërkalat nga hunda dhe goja, kur kollitesh apo teshtin. Ato bien mbi sipërfaqe nga ku mund ta marrësh virusin me duar. Nëse prek hundën, sytë apo gojën, infektohesh. Mund të sëmuresh edhe nëse i prek njerëzit, apo i shtrëngon duart dhe më pas prek hundën, gojën apo fytyrën.

Çfarë ndodh kur virusi Corona hyn në trup?

Virusi qëndron në fyt, në pjesën e sipërme të traktit respirator. Në shumicën e rasteve, 80-85%, simptomat janë të buta dhe kalojnë shpejt. Mund të kesh dhimbje fyti apo një kollë të thatë. Mund të kesh skuqje fyti. Ndërsa sistemi imunitar hyn në veprim dhe fillon të luftojë virusin, mund të keni edhe temperaturë. Temperatura e trupit rritet, sepse po përpiqet të krijojë një mjedis të parehatshëm për virusin.

Në rastet më të rënda, virusi mund të sulmojë mushkëritë dhe të shkaktojë pneumoni. Kjo ndodh në rreth 15-20% të njerëzve, të cilëve u bashkohen dy lloje qelizash në mushkëri dhe i shkakton bllokim. Qelizat që prodhojnë mukozë dhe qelizat “cilium”, që kanë qime në membranë dhe zakonisht pengojnë që mushkëritë të mbushen me pluhur dhe lëng.

Përgjithësisht, njerëzit e kalojnë pneumoninë, e cila do deri në 10 ditë për të arritur pikun. Megjithatë, në rastet më kritike, koronavirusi mund të jetë vdekjeprurës, sidomos për të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje të tjera.

Lexoni: Cila është këshilla e ekspertit të OBSH-së

Në raste shumë të rralla, sistemi imunitar mund të mbireagojë duke prodhuar sasi të shumta qelizash të bardha gjaku, që aktivizojnë lëndë kimike, që mund të arrijnë në mushkëri. Duke iu shtuar kjo sulmit të virusit ndaj mushkërive, i dëmton qelizat edhe më tepër. Bëhet edhe më e vështirë të marrësh frymë.

Reagimi i sforcuar imunitar mund të shkaktojë edhe “vdekje” të organit dhe vdekje. Disa të rinj dhe të shëndetshëm iu dorëzuan virusit, pasi sëmundja është e re dhe askush nuk është imun ndaj saj. Nëse ke sistem të mirë imunitar, trupi yt do të mund ta luftojë atë me sukses.

Materialin e mësipërm mund ta gjeni në videon e Paul Nuki, nga Global Health Security, të cilën e ka publikuar edhe kryeministri Rama në faqen e tij zyrtare.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/238849153824594/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0