ITP Prizren – Motori i inovacionit në zemër të Ballkanit - Business Magazine Albania

ITP Prizren – Motori i inovacionit në zemër të Ballkanit

Nga Ardian Pllana – Në një sipërfaqe prej 40 hektarësh në Prizren, aty ku dikur qëndronte një kamp ushtarak gjerman, sot po lulëzon një nga projektet më ambicioze dhe të suksesshme për inovacion, teknologji dhe zhvillim profesional në Ballkanin Perëndimor, ‘’ Innovation and Training Park’’ (ITP). Ky park është kthyer në një simbol të transformimit ekonomik të Kosovës, duke bashkuar sektorin privat, akademinë, shoqërinë civile dhe institucionet publike në një hapësirë të vetme bashkëpunimi. Nën drejtimin e z. Muhamed Rexhepi dhe me mbështetjen e fuqishme nga GIZ – Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar,  ITP po funksionon si një nyje e fuqishme ku përplasen idetë, ndërtohen biznese dhe krijohen mundësi për brezat e rinj në teknologji, energji të gjelbër, industri kreative dhe edukim profesional.

Na tregoni shkurtimisht se çfarë është ‘’Innovation and Training Park’’ (ITP) për ata që ende nuk janë njohur me këtë park inovativ? Cili është qëllimi themelor i krijimit të këtij parku?

‘’Innovation and Training Park’’ (ITP) Prizren është një qendër unike për inovacion, sipërmarrje dhe zhvillim profesional në rajon, e themeluar si një iniciativë e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj gjermane. E vendosur në një kampus prej 40 hektarësh me afro 50 objekte, ITP Prizren është shtëpi për një komunitet të gjallë të bizneseve, institucioneve arsimore, organizatave joqeveritare dhe profesionistëve që punojnë në sektorë të ndryshëm si teknologjia e informacionit, industritë kreative, energjia e gjelbër, dhe kërkimi shkencor.

Qëllimi themelor i krijimit të parkut është të shndërrohet në një qendër rajonale të zhvillimit ekonomik përmes nxitjes së inovacionit, bashkëpunimit ndërsektorial dhe ndërlidhjes së botës akademike me atë të biznesit. Në këtë mënyrë, ITP kontribuon në krijimin e vendeve të reja të punës, avancimin e aftësive profesionale dhe fuqizimin e ndërmarrësisë në Kosovë dhe më gjerë. Deri më tani, në park janë të vendosura rreth 60 entitete që kontribuojnë në forcimin e ekosistemit të parkut dhe krijimin e sinergjive ndërmjet sektorëve të ndryshëm. GIZ, Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar  ka qenë e përfshirë që nga konceptimi i parkut dhe vazhdon të ofrojë mbështetje të rëndësishme për zhvillimin dhe funksionimin e ITP-së.

Cilat janë kategoritë kryesore të bizneseve dhe organizatave që janë të vendosura aktualisht në ITP? Cilat janë shërbimet më të kërkuara nga komuniteti brenda parkut dhe si ndihmon ITP në zhvillimin e bizneseve të reja?

ITP Prizren është ndërtuar mbi një model bashkëpunues që përfshin katër shtylla kryesore: sektorin privat, sektorin publik, shoqërinë civile dhe akademinë. Aktualisht, në park janë të vendosura kompani private, organizata joqeveritare, institucione publike dhe universitete – të gjitha duke bashkëjetuar në një ekosistem që promovon inovacionin dhe zhvillimin ndërdisiplinor.

Bizneset dhe organizatat që operojnë në ITP vijnë kryesisht nga sektorët e teknologjisë së informacionit (ICT), energjisë së gjelbër dhe teknologjive mjedisore, si dhe industrive kreative. Në të njëjtën kohë, institucione publike dhe agjenci që merren me teknologji dhe inovacion, si dhe universitete dhe ofrues të trajnimeve profesionale në fushat e teknologjisë dhe inxhinierisë, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të këtij komuniteti.

Shërbimet më të kërkuara nga komuniteti brenda parkut përfshijnë: hapësira pune dhe zyra të përshtatura, mbështetje për zhvillimin e biznesit, qasje në rrjete bashkëpunimi, trajnime profesionale dhe ngjarje të dedikuara për inovacion dhe sipërmarrje.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0