iPhone 5S, ekran dyfish me te mire se modeli paraprak - Business Magazine Albania

iPhone 5S, ekran dyfish me te mire se modeli paraprak


Apple pritet te prezantojne gjeneraten e gjashte te telefonit te saj te famshem, iPhone, perkatesisht modelin iPhone 5S. Dhe kjo pritet te ndodhe ne konferencen e zhvilluesve te Apple, WWDC 2013, e cila mbahet muajin e ardhshem ne San Francisko.
 
Sipas thashethemeve te cilat kane qarkulluar ne internet per nje kohe te gjate, thuhet se dizajni i iPhone 5S do te jete i ngjashem me ate te iPhone 5, mirepo komponentat e ketij modeli do te jene me te avancuara, perfshire procesorin dhe RAM memorien.
 
Ndersa nje raport i ri i EeiPhone, thote se iPhone 5S do te vije me ekran te ri dhe te permiresuar, dhe i njejti do te kete dyfish me shume piksel se sa paraardhesi i tij, ose diku rreth 1.5 milione piksel.
 
Sipas ketyre burimeve, iPhone 5S (ose iPhone 6) do te kete kornize me te ngushte te ekranit, dhe ky model thuhet se eshte ne pergatitje e siper, dhe se i njejti do te filloje shitjen gjate muajit shtator te ketij viti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0