Henri Haka, ka kaluar një rrugëtim nga Tirana në Itali duke ndjekur pasionin e tij për inxhinieri dhe teknologji. Historia e tij është një shembull frymëzues i përkushtimit ndaj ëndrrave dhe aftësisë për të arritur sukses në një fushë të re dhe sfiduese.
Pasi ka përfunduar shkollën e mesme me nota shumë të mira, Henri ka vazhduar me ëndrrën e tij për të ndjekur rrugën e inxhinierisë. Ai ka nisur studimet në Universitetin Politeknik në Tiranë dhe ka përfunduar me sukses bachelor-in në elektronikë. Megjithatë, pas përfundimit të universitetit, ndjeu nevojën për një pushim.
Duke pasur një kuriozitet të madh për ndërtimin e video lojërave, ai njihet me botën e programimit dhe gjen pasionin e tij të ri. Me anë të shoqërisë së tij dhe kontakte në fushën e teknologjisë, Henri zbuloi një kompani që ofronte mundësi për të punuar në fushën që Henri kishte pasion.
Kjo ishte një mundësi që Henri nuk mund të anashkalonte. Përkushtimi dhe talenti i tij për programim u vlerësuan në kompaninë e re, dhe ai u bë një pjesë e ekipit të tyre. Për shkak të ndërkombëtarizmit të familjes së tij dhe lidhjeve me Italinë, tranzicioni në jetën e re në Itali nuk ishte i vështirë për Henrin. Ai është i kënaqur me rrugën që ka ndjekur dhe është i lumtur për suksesin që ka arritur në karrierën e tij të re.
Lexo edhe:Gentjan Zotaj në Startup Grind
Për Henrin, sfida është gjithmonë një burim motivimi. Ai ka një dëshirë të pasur për të arritur suksesin dhe nuk ka frikë të sfidojë veten. Në Universitetin Politeknik të Milanos, ku notat konvertohen në një bazë 110/110, Henri ka marrë vlerësimin “lode” për performancën e tij të shkëlqyeshme në studime, duke dalë mbi notën më të lartë që mund të merret. Megjithëse është i kënaqur me suksesin e tij, ai gjithashtu ka një “frikë nga pendesa” që e shton dëshirën për të arritur më shumë në të ardhmen.
Nga një familje me prindër intelektualë, Henri ka patur një sfond të pasur në shkencë dhe arsim. Mami i tij është pedagoge në Universitetin Bujqësor për më shumë se 40 vjet, ndërsa babai është inxhinier. Ky sfond i pasur në dije dhe njohuri i ka lejuar Henrit të zhvillojë një kuriozitet të madh për shkencën dhe teknologjinë që ka qenë një pjesë e jetës së tij që nga fëmijëria.
Në shkollë, Henri ka treguar potencialin e tij të lartë në inxhinieri dhe teknologji. Ai ka ndjekur pasionin e tij për inxhinieri dhe është frymëzuar nga babai i tij, i cili ishte një inxhinier. Edhe pse mund të dukej si “magji” për shumë njerëz, Henri ka shfaqur një dëshirë të vërtetë për të mësuar se si funksionon inxhinieria dhe si të ndërtohet diçka nga zero.
Një aspekt i rëndësishëm i personalitetit të Henrit është dëshira e tij e pakursyer për dije. Ai nuk është mësuar të ndjekë një udhë të caktuar për shkollë apo karrierë; në vend të kësaj, ai ka pasur lirinë e të eksploruar dhe ndjekur pasionet e tij. Kjo liri e ka lejuar të merret me sporte, përfshirë palestrën dhe arte marciale, që i kanë shpërblyer jo vetëm me një trup të shëndetshëm, por edhe me një aftësi për të kaluar sfida.
Për Henrin, puna është një mënyrë për të eksploruar botën dhe për të mësuar gjëra të reja. Ai beson se shkolla është e nevojshme, por aftësitë dhe përkushtimi janë ato që të ndihmojnë të bëhesh një profesionist të vërtetë.
“Një këshillë që do jepja, që ja jap edhe çdo personi të ri që vjen tek zyra, është që ka një sasi orësh që një person kalon për një punë të caktuar, pa i vënë një numër, sepse ato janë relative, por ti mund të punosh 1 orë në ditë dhe të bëhesh profesionist pas 10 viteve, ose t’i futesh punës që në fillim dhe të bëhesh profesionisht i asaj që merr përsipër shumë shpejt (sigurisht që kjo duhet bërë) dhe nuk ka rrugë të dytë për këtë,”- është këshilla që jep Henri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.