Investimet që do të ndryshojnë bregdetin shqiptar

Investimet që do të ndryshojnë bregdetin shqiptar


Turizmi po rritet çdo vit dhe qeveria thotë se tashmë i ka idetë e qarta se çfarë duhet përmirësuar vitin e ardhshëm.

“Që të gjitha hotelet dhe njësitë e shërbimeve që kryejnë shërbime në bregdet deri në maj të vendosin dekulatorin e ujërave të zeza. Do iua bëjmë shumë të qartë, sepse përndryshe nuk do të kenë mundësi të hapin dyert”, tha kryeministri Rama.

Por biznesi privat e ka nuhatur para qeverisë potecialin e zhvillimit të turizmit. Në Shqipëri janë disa fshatra turistikë të një niveli të lartë, që po ndërtohen në bregdet. Dy prej tyre kanë marrë statusin e investitorit strategjik. “Green Coast” në Palasë dhe “New Born” në gjirin e Lalzit kapin një vlerë investimi prej gati 80 milionë eurosh.investimet-qe-te-ndryshojne-bregdetin-shqiptar-businessmag

Një tjetër resort turistik, “Palasa Bay Resort” është projektuar në gjirin e Dhërmiut, ndërsa në Jalë do të ndërtohet një kompleks vilash dhe hotelerie. Për të vazhduar po në jug, në Ksamil, ku është projektuar një tjetër fshat i këtij tipi.

Ndërkohë, në gjirin e Lalzit po zhvillohet një ndërtim me një sipërfaqe prej 350 mijë metrash katrorë dhe investimi shkon në gati 90 milionë euro. Në fazë procedurash për leje është investimi në Divjakë i Behxhet Pacollit, një investim gjigant me vila, hoteleri dhe port jahtesh.

Luan Bregasi, kryetar i “Biznes Albania”, njëkohësisht investitor në hoteleri turistike, thotë se duhet një infrastrukturë e plotë.

“Gjithçka lidhet me ndërtimin e aeroporteve, ndërtimin e rrugëve, shtrirjen e energjisë elektrike, ujit, dezinfektimin e zonave turistike, që të mos vijë një turist i huaj dhe vendi të jetë i mbushur me mushkonja”, tha Bregasi.

Por sfidë më vete është menaxhimi profesional i resorteve turistike.

“Përpjekjet e përbashkëta me komunitetin e sipërmarrjes private për të krijuar një klasë menaxherësh, qoftë nëpërmjet formimit dhe arsimit profesional, qoftë nëpërmjet trajnimeve, për të rritur nivelin dhe cilësinë e shërbimeve”, tha më tej Bregasi.

Bregasi shprehet i kënaqur me uljen e TVSH-së, por më shumë lehtësira do të kishin më tepër impakt. Gjithsesi sipas tij, një ministri që i dedikohet turizmit tregon se qeveria e ka në vëmendje këtë sektor.

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0