Investimet online, nga mashtrimi tek e vërteta: Si të dallosh realitetin nga iluzioni - Business Magazine Albania

Investimet online, nga mashtrimi tek e vërteta: Si të dallosh realitetin nga iluzioni

Nga Endrit Çela, eskpert i tregjeve, Partner dhe Menaxher Fondesh në AMF Capital AG

Premtimet e tipit “Ktheji 1.000 euro në 50.000 brenda dy javësh” janë bërë thuajse të zakonshme në rrjetet sociale. Në YouTube, TikTok apo Instagram të dalin para video me tituj të bujshëm, njerëz me gjeste të ekzagjeruara, që të ftojnë të klikosh. Këta persona përdorin çdo truk psikologjik për të të bindur se investimi është i lehtë, i shpejtë dhe pa rrezik.

Por realiteti është shumë më kompleks dhe pikërisht për këtë arsye ky artikull ka për qëllim të ndajë me lexuesin disa reflektime, këshilla dhe paralajmërime për të shmangur gabimet më të zakonshme kur bëhet fjalë për investimet online.

Pse sot të gjithë mendojnë se mund të investojnë vetë

Jetojmë në një kohë kur investimi është bërë më i aksesueshëm se kurrë më parë. Nuk ka më nevojë të shkosh në një bankë apo të kalosh nëpër procedura të ndërlikuara. Brenda një dite, nga telefoni yt, mund të hapësh një llogari investimi dhe të fillosh të blesh aksione apo kriptomonedha.

Kjo lehtësi krijon një iluzion të rremë: sikur gjithçka është e thjeshtë dhe mund të bëhet nga kushdo. Për më tepër, në rrjete sociale, ndjekim çdo ditë qindra “influencer” apo më saktë “finfluencer” që flasin me bindje për aksione dhe strategji që, sipas tyre, garantojnë fitim. Por shumica prej tyre nuk janë as të licencuar, as të kontrolluar, dhe shpesh nuk kanë asnjë përvojë profesionale në fushën e investimeve. Ata janë tregtarë të vëmendjes dhe mjeshtra të marketingut, por kjo nuk i bën ekspertë të financave.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0