Investimet në bujqësi, ja kriteret për të përfituar nga programi Ipard II

Investimet në bujqësi, ja kriteret për të përfituar nga programi Ipard II


Për herë të parë këtë vit, Shqipëria ka arritur të jetë pjesë e një programi më të hapur europian për mbështetjen e bujqësisë. Flitet për Ipard II, i cili në total ka një fond prej 71 milionë euro. Por, cilat janë kriteret që fermerët apo agropërpunuesit të mund të përfitojnë. Edona Bilali, konsulente për biznesin, drejtuese e kompanisë “AZ Consulting”, spjegon për lexuesit e Businessmag.al

 Çfarë është Ipard II?

Program i Bashkimit Europian që do të mbulojë periudhën 2014-2020 për ndihmë ndaj subjekte në zinxhirin nga ferma deri tek agropërpunimi dhe zhvillimin e zonave rurale vendase me një total prej 71 milionë euro për këtë periudhë.

Kush janë fushat që mbulohen nga kjo mbështetje?

  1. Investime në asetet fizike në fermat bujqësore
  2. Investime në asetet fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit
  3. Diversifikimi fermës dhe zhvillimi biznesit
  4. Asistenca teknike

 

Çfarë mbështet?

Janë tre masa ku aplikuesit mund të gjejnë veten, përkatësisht:

Masa 1 Investime në aktive fizike në fermat bujqësore

Masa 3 Investime në aktive fizike në lidhje me përpunimin dhe tregëtimin e produkteve bujqësore

Masa 7 Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi biznesit

 

Kush mund të përfitojë?

Subjektet që e gjejnë veten më masat e shpallura në këtë thirrje (përkatësisht masa 1, 3 dhe 7)

 

Kush janë kriteret e kualifikimit?

Investimet duhet të kryhen në territorin e Republikës së  Shqipërisë.

Investime në aktive të luajtshme dhe të paluajtshme.

Aplikuesit duhet të kenë mjete të mjaftueshme financiare për të financuar paraprakisht investimin

Të dorëzojnë të gjitha dokumentet mbështetëse të kërkuara sipas formularëve përkatës dhe Biznes Planin.

Të jenë pronarë të tokës apo ndërtesave ku ushtrohet aktiviteti bujqësor brenda territorit Shqiptar ose ta kenë me Qira 10 vjeçare

Pajisjet dhe Makineritë duhet të jenë të reja dhe të respektojnë rregullin e Origjinës

 

Sa % duhet të bashkëfinancojë aplikuesi?

Në varësi të masës, aplikantët duhet të bashkëfinancojnë 30%, 40% deri në 50% të totalit të investimit.

A ka fonde mjaftueshëm për të gjithë?

Fondi për vitin 2018 është 12,000,000 euro. Nga eksperienca ndryshe nga Skema Kombëtare fondet e IPARD nuk arrijnë të disbursohen asnjëherë të plota. Pra, një pjesë e parave të destinuara për t’u shpërndarë nuk përthithen për shkak të mangësive apo parregullsive në proçesin e aplikimit.

Sa kapacitete kanë aplikantët vendas për t’i përthithur këto fonde?

Që një kompani prodhuese apo përpunuese apo nivel ferme të ketë një ekspert të brendshëm me eksperiencë në shkrimin e projekteve për aksesimin e fondeve që arrijnë vlerën e 2 milion euro për subjekt janë të pakta. Programi ka menduar edhe për këtë pjesë duke përfshirë zërin e kosulencës për hartimin e planit të biznesit në zërat e rimbursueshëm deri në vlerën 5000 euro me detyrimin që mos të kalojnë 4% të shpenzimeve totale të pranuara.

Nëse aplikuesit e interesuar kanë kryer tashmë këto investime apo janë në proçes a mund të përfitojnë nga kjo skemë?

Jo. Çdo investim duhet të nisë pas nënshkrimit të kontratës së grantit, pra pasi të jetë aprovuar mbështetja dhe lidhur kontrata mes palëve.

Kush janë kushtet skualifikuese?

Ne kemi zhvilluar një listë me kritere skualifikuese të cilat nëse subjekti ka qoftë edhe njërën prej tyre nuk proçedojmë me aplikimin. Kushtet përjashtuese janë:

Aplikanti ka problematika me dokumentat e pronësisë së tokës apo objektit ku do të invesojë. Problematike dhe skualifikuese p.psh janë prona sipas ligjit 7501, ndarje pasurie e papërfunduar, kontrata qeraje nën 10 vite etj. Theksojmë që çdo kontratë qeraje mbi 9 vite ka detyrimin e regjistrimit në hipotekë rrjedhimisht edhe kur toka apo ndërtesa merret me qera duhet të ketë dokumentacion të rregullt pronësie. Prona duhet të jetë në pronësi ose e marrë me qera nga subjekti që po aplikon.

‘CV’ e pastër. Në këtë zë ne përfshijmë detyrime ndaj AZHBR, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, DRT, subjektit nuk duhet të jetë në ndjekje penale, apo mos të ketë kredi të kategorizuara si problematike apo të parikuperueshme në banka të nivelit të dytë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0