Internet më i shpejtë? AKEP hap rrugën për tenderimin e brezit të frekuencave 800 Mhz

Internet më i shpejtë? AKEP hap rrugën për tenderimin e brezit të frekuencave 800 Mhz


Hapja e garës për të mundësuar një internet më të shpejtë është rrugës. Në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP) ka çuar propozimin për të dhënë në përdorim frekuencat e brezit 800 Mhz.

Procesi filloi që me mbylljen e transmetimeve analoge, të cilat liruan frekuencat në fjalë. Një hap i tillë pritet të mundësojë sigurimin e internetit 4G në celularë dhe zgjerimin e përdorimit në brez të gjerë.

Shërbimi pritet të ofrohet përmes tre operatorëve celularë ne vend, ndonëse ata do të kalojnë në një procedurë tenderimi. Ofertat vlerësohen në disa raunde.

Nga hedhja në treg e këtij brezi frekuencash Ministria e Financave parashikon të arkëtojë 50 milionë euro. Megjithatë tenderimi pritet të zbresë në vlerë më të ulët.

Vetë kompanitë theksojnë se kanë bërë investime të mëdha në infrastrukturë dhe kanë fitime më të ulëta.

Megjithatë, si çmimi dysheme për pranimin e ofertave edhe detajet e tjera, do të bëhen publike në hapjen zyrtare të tenderit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0