Ndryshimi i klubit për herë të parë në karrierën e tij është sfida që Leo Messi i ka vendosur vetes në moshën 33-vjeçare. Pas gati dy dekadash në elitë me Barcelonën, ylli argjentinas synon të fillojë një fazë të re. Mediat argjentinase fantazojnë për kthimin e “10” në vendin e tyre, por supozohet se gjëja më normale është që ai të provojë një tjetër klub të madh në Europë. Përgjatë këtyre linjave, duke ndjekur terrenin e hipotezës, “La Nación”, një media e njohur në Argjentinë, ndihmuar edhe nga “Olocip”, një kompani teknologjike spanjolle, botoi një studim teknologjik, duke zbatuar kriteret e inteligjencës artificiale. Studimi parashikon se çfarë performance mund të kishte Messi në varësi të ekipit që do të zgjedhë për të vazhduar karrierën e tij. Ky studim zbulon, që nga fillimi, se do të ishte PSG, skuadra ku do të shënonte më shumë gola dhe Manchester City, skuadra ku do të jepte më shumë asiste.
“La Nación” nxjerr në pah edhe të dhënat parashikuese të Messit në klube të ndryshme argjentinase, te dy të mëdhenjtë, River Plate dhe Boca Juniors, dhe Newell’s Old Boys, ekipi ku Leo e filloi futbollin si fëmijë dhe në të cilin ai ka deklaruar se do të donte të luante për një vit. Me 0.50 gola dhe 0.30 asiste për ndeshje, Messi do të arrinte këto shifra, sipas këtij studimi, në debutimin e tij në kampionatin argjentinas: 12 gola dhe shtatë asiste në 23 ndeshje. “Olocip”, themelues i së cilës është futbollisti Esteban Granero, mat llojin e ligës, ekipin, skuadrën, trajnerin dhe variablat e tjerë për të parashikuar produktin e një futbollisti.
Sipas parashikimeve të inteligjencës artificiale, në 90 minutat e një loje, Messi do të shënonte më shumë gola për PSG (0.6), do të jepte më shumë pasime te Manchester City (60), do të ekzekutonte më shumë krosime tek Interi (4,1), do të driblonte më shumë te Manchester City dhe Manchester United: 7.5 për ndeshje.
🔍 Predicción de rendimiento de #Messi para la temporada 20/21 si jugase en @ManUtd, @ManCity, @PSG_inside o @Inter
📊 ¿En qué club tendría mejores registros?
✅Predicción de rendimiento contextualizada a través de #IA: https://t.co/B81GNd0W99#mercadodefichajes #calciomercato
— Olocip | Inteligencia Artificial (@Olocip_Lab) August 26, 2020
Duke marrë parasysh atë që bëri Messi te Barça, në La Liga, sezonin e fundit, raporti i vërtetë i golave / asistimeve vazhdon të jetë më i mirë si lojtar Blaugrana: në 33 ndeshje, 25 gola të shënuar dhe 21 asiste: 0.75 gola të shënuar për ndeshje dhe 0.63 asiste për shokët e tij të skuadrës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.