Inteligjenca artificiale mund të zbulojë fjalëkalimet nga tingulli i shtypjes së tasteve - Business Magazine Albania

Inteligjenca artificiale mund të zbulojë fjalëkalimet nga tingulli i shtypjes së tasteve

Inteligjenca artificiale

Një studim zbulon se algoritmi i inteligjencës artificiale mund të shfrytëzohet nga aktorë dashakeqë për të vjedhur fjalëkalimet (password) e përdoruesve, duke analizuar tingujt e goditjeve të tasteve, me një saktësi thuajse të pagabueshme.

Studimi i detajuar, i kryer nga universiteti Cornell tregonte se programi i inteligjencës artificiale (AI) demonstronte një performancë të përkryer në riprodhimin e fjalëkalimeve, me një saktësi prej 95%, kur aktivizoheshin nga një celular pranë tyre.

Grupi i studiuesve britanikë përdorën modelin AI për të identifikuar tungujt e prodhuar nga goditjet e tasteve të një laptop-i 2021 MacBook Pro, që është nga modelet më të perdorura nga publiku.

Programi AI tregoi saktësi edhe gjatë një video-konference me Zoom, duke interpretuar tingujt e regjistruar nga mikrofoni laptopit.

Studiuesit thanë se kjo teknikë, e cila njihet si “sulm i kanalit akustik,” është një kërcënim serioz i vjedhjes së të dhënave, siç janë aktivitete delikate të fjalëkalimeve personale.

Lexo: Arsyeja pse liderët jokonvencionalë janë rruga e së ardhmes

Për të zbuluar saktësinë e veprimeve, studiuesit bënë 36 shtypje tastesh në laptop, duke shtypur secilën prej tyre 25 herë me forcë të ndryshme apo gishta të ndryshëm. Programi AI arrinte të dallonte aspekte të ndryshme të secilës goditje të tasteve, duke përfshirë deh gjatësinë e valës.

Tingujt u regjistruan me mikrofonin e laptopit dhe me një celular iPhone 13 të vendosur rreth 17 centimetra larg tastierës.

the guardian

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0