Innovation Challenge Fund - Hapet thirrja e tretë për aplikime! - Business Magazine Albania

Innovation Challenge Fund – Hapet thirrja e tretë për aplikime!

Innovation Challenge Fund - Hapet thirrja e tretë për aplikime!

Lajm i mirë për sipërmarrësit inovativë! Challenge Fund ka hapur thirrjen e tij të tretë për aplikime, duke ofruar mbështetje financiare dhe mentorim për startupet dhe bizneset në rritje që synojnë të sjellin risi në tregun shqiptar.

Ky fond është pjesë e programit “EU for Innovation”, financuar nga Bashkimi Evropian, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), e zbatuar nga GIZ GmbH dhe Ambasada Suedeze në Tiranë.

Kush mund të aplikojë?

Challenge Fund u ofron mbështetje sipërmarrësve dhe bizneseve që janë në faza të ndryshme të zhvillimit:

  • LOT 1 – Faza e Idese dhe Validimit: Për sipërmarrës individualë ose ekipe që janë në fazat e hershme të një ideje biznesi inovative. (Nuk kërkohet regjistrim në QKB).
  • LOT 2 – Faza e Rritjes: Për biznese të regjistruara brenda 12 muajve nga data e publikimit të thirrjes.
  • LOT 3 – Faza e Zhvillimit: Për biznese të regjistruara mes 13 muajve dhe 6 viteve nga data e publikimit të thirrjes.

Për sa fonde mund të aplikoni?

Fondet e ofruara për secilin nivel aplikimi janë si më poshtë:

  • LOT 1: Deri në 10,000 EUR (5% bashkëfinancim)
  • LOT 2: Deri në 20,000 EUR (20% bashkëfinancim)
  • LOT 3: Deri në 30,000 EUR (30% bashkëfinancim)

Sektorët prioritarë

Challenge Fund synon të mbështesë sipërmarrjet që operojnë në sektorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe social:

  • Turizmi dhe industritë e lidhura
  • Bujqësia dhe industritë e saj ndihmëse
  • Ekonomia e gjelbër, përfshirë inovacionin klimaterik dhe energjinë e rinovueshme
  • Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) si një faktor kyç në sektorë të ndryshëm

Lexo edhe:Hapet raundi i dytë i propozimeve për 𝐂𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞𝐧𝐠𝐞 𝐅𝐮𝐧𝐝

Çfarë ofron Challenge Fund për fituesit?

Jo vetëm fonde! Përfituesit do të kenë akses në: Trajnime për ngritjen e kapaciteteve në biznes
Trajnime për menaxhimin e grantit
Mentorim sipas nevojave të biznesit gjatë periudhës së implementimit
Seminare për të ndarë përvoja dhe krijuar partneritete të reja
Ekspozim dhe promovim në tregun vendas dhe ndërkombëtar

Procesi i aplikimit dhe vlerësimit

Aplikimet do të jenë të hapura nga 7 shkurt deri më 17 mars 2025
Vlerësimi i propozimeve do të zhvillohet nga marsi deri në qershor 2025

Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet në tre faza:

Kontrolli administrativ
Vlerësimi teknik, i cili përfshin edhe vizita në terren
Prezantimi para një paneli ekspertësh, ku do të përzgjidhen projektet më të mira për financim

Si të aplikoni?

Aplikimet pranohen vetëm online në platformën zyrtare:
apply.challengefund.euforinnovation.al

Mos e lini për në momentin e fundit! Procesi i aplikimit kërkon një analizë të detajuar të biznesit tuaj. Lexoni Udhëzuesin për Aplikantët dhe konsultohuni me formularët offline përpara se të plotësoni aplikimin online.

Keni pyetje? kontaktoni në:
challengefund@euforinnovation.al

Kjo është mundësia juaj për të çuar përpara një ide inovative dhe për të marrë mbështetje financiare për zhvillimin e biznesit tuaj.

eu4innovation

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0