Inflacioni në Eurozonë bie në nivelin më të ulët në katër muaj, por pasiguria rritet - Business Magazine Albania

Inflacioni në Eurozonë bie në nivelin më të ulët në katër muaj, por pasiguria rritet

Inflacioni në Eurozonë ra në 2.2% në mars, duke arritur nivelin më të ulët në katër muaj, por rritja e çmimeve mujore dhe inflacioni i qëndrueshëm në sektorin e shërbimeve kanë lënë Bankën Qendrore Evropiane në dilema përpara takimit të saj më 17 prill. Tregjet aktualisht parashikojnë një probabilitet prej 65% për një ulje të normës së interesit.

Rënia e inflacionit ngjall spekulime për uljen e normave
Inflacioni në Eurozonë u ftoh më shumë se sa pritej në mars, duke forcuar spekulimet në treg se Banka Qendrore Evropiane mund të vazhdojë me uljen e normave të interesit këtë muaj. Megjithatë, pavarësisht se norma e përgjithshme e inflacionit arriti nivelin më të ulët që nga nëntori 2024, faktorë të ndryshëm mund ta komplikojnë vendimin e bankës qendrore më 17 prill.
Sipas vlerësimit paraprak të Eurostat, çmimet e konsumit në Eurozonë u rritën me 2.2% në mars krahasuar me një vit më parë, duke tejkaluar pritshmëritë që parashikonin 2.3%. Inflacioni bazë, i cili përjashton çmimet e energjisë dhe ushqimeve, ra nga 2.6% në shkurt në 2.4%, pak më ulët se parashikimi prej 2.5%.

Lexo edhe : A do të shkaktojë Trump një krizë borxhi në Eurozonë?

Pas numrave: Inflacioni bazë mbetet i qëndrueshëm, ndërsa rritja mujore shqetëson
Megjithëse inflacioni vjetor u ul, të dhënat mujore tregojnë një histori ndryshe. Inflacioni i përgjithshëm u rrit me 0.6% nga shkurti, duke shënuar rritjen më të madhe mujore në gati një vit. Inflacioni bazë gjithashtu u rrit me 0.8% krahasuar me muajin e kaluar, niveli më i lartë që nga marsi 2024.
Presionet mbi çmimet mbeten të larta në disa sektorë. Kostoja e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit u rrit me 2.9% në baza vjetore, nga 2.7% në shkurt.
Inflacioni në sektorin e shërbimeve, një tregues kyç që Banka Qendrore Evropiane monitoron për shkak të lidhjes së tij me rritjen e pagave dhe kërkesën e brendshme, ra në 3.4% nga 3.7% në shkurt – niveli më i ulët që nga qershori 2022. Megjithatë, rritja mujore prej 0.4% tregon se presionet e brendshme mbi çmimet mbeten të larta.
Nga ana gjeografike, inflacioni vazhdon të jetë i pabarabartë brenda bllokut monetar. Franca rregjistroi normën më të ulët të inflacionit të harmonizuar me vetëm 0.9%, ndërsa Estonia, Kroacia dhe Sllovakia raportuan norma prej 4.3%. Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 1.8% në Greqi, 1.7% në Portugali dhe 1.6% në Itali. Nga ana tjetër, Belgjika, Estonia dhe Luksemburgu shënuan ulje mujore të çmimeve.

Tregjet presin ulje të normës – por a është gati Banka Qendrore Evropiane?

Që nga e marta, tregjet financiare po llogarisin një probabilitet prej rreth 65% për një ulje me 25 pikë bazë të normës së interesit në takimin e 17 prillit. Megjithatë, përçarjet brenda Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane po bëhen gjithnjë e më të dukshme.
Disa zyrtarë po shqyrtojnë mundësinë e një pauze në prill për të pritur më shumë qartësi, veçanërisht për ndikimin ekonomik të politikave tregtare të SHBA-së dhe rritjes së shpenzimeve ushtarake në Evropë.
Ndërsa ulja e normave mbetet në tryezë, disa anëtarë të Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane po anojnë drejt shtyrjes së vendimit për shkak të pasigurive të larta lidhur me tarifat tregtare amerikane dhe financimin e mbrojtjes në BE. Aktualisht, norma e depozitave të BQE-së është 2.5%, pas rënies nga një kulm prej 4%.
Megjithatë, banka ka sinjalizuar se çdo lehtësim i mëtejshëm do të varet nga të dhënat ekonomike, dhe disa analistë argumentojnë se shifrat e marsit japin sinjale të përziera.

Lexo edhe: Parisi dhe Milano tani do të lidhen me tren direkt!

Ekonomistët ndajnë qëndrime të ndryshme mbi perspektivën e normave
Goldman Sachs parashikon se inflacioni bazë është në rrugën e duhur për të arritur objektivin 2% të BQE-së deri në fund të vitit. “Politika monetare ende duket disi kufizuese me normën e depozitave në 2.5%,” tha krye-ekonomisti i Goldman Sachs për Evropën, Sven Jari Stehn.
Sipas tij, Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, ka vlerësuar më konservativisht ndikimin ekonomik të tarifave tregtare sesa sugjerojnë studimet e Goldman Sachs. “Zona euro përballet me rreziqe të mëdha nga tarifat e SHBA-së, dhe një tarifë prej 25% në të gjitha mallrat mund të ulë PBB-në me 1.4%,” tha Stehn.

Burimi: Euronews.com / Përshtati: Businessmag

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0