India krijon roboten femër, që do të bëhet pjesë e misioneve hapësinore pa pilot - Business Magazine Albania

India krijon roboten femër, që do të bëhet pjesë e misioneve hapësinore pa pilot


Vyom Mitra është robotja e krijuar nga Agjencia Hapësinore e Indisë. Ajo do të udhëtojë në hapësirë këtë vit si pjesë e misionit hapsinor indian pa pilot. Kjo është hera e parë që India krijon një grua robot të këtij lloji.

Shkencëtarët shpresojnë se robotja do t’i ndihmojë më vonë astronautët në një mision hapësinor të administruar të quajtur ‘Gaganyaan’, i parashikuar për Dhjetorin e vitit 2021.

Dy misionet pa pilot të Isro janë parashikuar në dhjetor 2020 dhe qershor 2021.

Lexo: Sofia, gruaja me më shumë të drejta në Arabinë Saudite

Robotja Vyom, njeh dy gjuhë dhe me natyrën e saj gjysëm antropomorfe, mund të sigurojë të dhëna të vlefshme nga  fluturimi i parë pa pilot. Roboti mund të kryejë gjithashtu të gjitha funksionet e ekuipazhit, duke përfshirë kontrollin e sistemeve të ndihmës mjedisore dhe të jetës.

E gatshme çdo moment që të fluturojë në hapësirë ajo tha gjatë prezantimit, “Unë mund të bëhem edhe shoqëruesja juaj, të bisedojë me astronautët, t’i njohë ata dhe t’u përgjigjem kërkesave të tyre”.

Agjencia  synon që roboti të ketë një rol ndihmues në plotësimin e detyrave të astronautëve, në misionet e krijuara në të ardhmen.

Shkencëtarët e kanë krijuar në mënyrë që t’i ndihmojë astronautët të kuptojnë më mirë impaktin e udhëtimit hapësinor tek njerëzit dhe të stimulojë detyrat e një astronauti në hapësirë.

Techspace

https://youtu.be/Ddm4US8B4qI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0