Ideja Jote për Biznes - Business Magazine Albania

Ideja Jote për Biznes


RRETH PROGRAMIT

Ideja jote për biznes është një program që shndërron ide të mëdha në biznese të mëdha. Përmes një tradite të përvitshme, ky program ndihmon sipërmarrësit shqiptarë që kanë një ide biznesi të ndërtojnë një biznes të mirëfilltë.

 

Pse duhet të merrni pjesë?

Bizneset e suksesshme fillojnë me punë, me lidhjet e duhura dhe me frymëzim. Nëse ju keni një ide dhe dëshironi ta ktheni atë në një biznes fitimprurës, programi “Ideja jote për biznes” mund t’ju ndihmojë. Nëse kërkoni t’i jepni jetë projektit tuaj, si dhe të ndërtoni një strategji biznesi, kjo është mënyra më e mirë për ta arritur këtë gjë.

 

Aplikoni për tu bërë pjesë e këtij programi dhe shfrytëzoni shansin për t’ja prezantuar idenë tuaj Grupit Balfin, Grupit më të madh të investimeve në Shqipëri.

Duke marrë pjesë në programin “Ideja jote për Biznes” ju përfitoni:

  • Mundësinë për tu bërë pjesë e shoqërive të Grupit
  • Mbështetje profesionale në realizimin e ideve tuaja
  • Çmim monetar për të nisur biznesin tuaj
  • Mundësinë për të qenë partner dhe bashkëpunëtor i Grupit Balfin

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me pakicë, menaxhim i hapësirave tregtare apo industriale dhe shërbime, telekomunikacion, fincancim i konsumatorëve, industri minerare, turizëm dhe agrikulturë. Balfin Group është një aktor kryesor në tregjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare duke vepruar në 10 vende.

Nëse ende nuk e keni percaktuar fushën specifike të zbatimit të projektit tuaj, njohja me aktivitetin dhe veprimtarinë e shoqërive të Grupit nëpërmjet këtij website ju vjen në ndihmë për të qartësuar idetë.

Programi “Ideja jote për Biznes” është projektuar për një qëllim – për të kontribuar në ekonominë e vendit e për të ndihmuar gjeneratën e ardhshme të inovatorëve shqiptarë të jenë të suksesshëm edhe në tregjet globale.

Për të arritur qëllimin e tij, programi identifikon sipërmarrësit me idetë më premtuese përmes një proçesi konkurues, duke ofruar shpërblime për fituesit dhe ndihmë intensive follow-up.

Kliko këtu për të aplikuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0