I pari që përdori algoritmin ishte një dijetar musliman - Business Magazine Albania

I pari që përdori algoritmin ishte një dijetar musliman


Në një postim në facebook, Drilon Gashi tregon për njeriun e parë që përdori algoritmin…

Termi algoritëm konsiderohet të ketë ardhur nga emri i dijetarit musliman, matematikanit arab Abu Jafar al-Khwarizmi, i cili jetoi në vitet 780-850 në Bagdad. Ai ishte një matematikan që shkroi për numrat indo-arabë dhe nga punimi i tij shkencor”Hisab al-jabr wal-muriabala”, ka prejardhjen termi algjebër.

Al-Khwarizmi, përkthyer në latinisht si -Algoritmi” ose -Algaurizin”, ishte matematikan, astronom dhe gjeograf. Ai jetoi gjatë perandorisë Abaside (Kalifati Abasid, ishte kalifati i tretë islam që pasoi Profetin Muhamed) dhe ishte dijetar, studiues dhe shkencëtar në “Shtëpinë e diturisë/, (Dar al-Hikma), në Bagdad. Në shekullin XII, përkthimet e punës së tij në latinishte për numrat indian prezantuan sistemin numerik pozicional decimal në botën perëndimore. Libri i tij ‘Përmbledhje e llogarive me kompletim dhe balansim” prezantoi zgjidhjen e parë sistematike të ekuacioneve lineare dhe kuadratike. Ai konsiderohej si zbuluesi origjinal i algjebrës, edhe pse tani dihet se puna e tij bazohej në burime më të vjetra indiane dhe të Greqisë antike.

Edhe fjalët e mbetura prej punimeve të tij flasin për kontributin e tij në matematikë. Fjala algjebër, që rrjedh prej fjalës “al-jabr”, ishte njëri prej dy operacioneve që ai përdori për të zgjidhur ekuacionet kuadratike. Po ashtu, termi “Algorism” dhe -Algorithm”, buron prej formës latine të emrit të tij. Punimi i tij në latinisht ishte quajtur ‘Algoritmi de numero indorum”.

Në hyrje të librit tij, ai kishte shkruar “Dashuria për shkencë… dashamirësia dhe përfillja të cilën Zoti e tregon për të diturit, ajo përpikmëri me të cilën ai i mbron dhe përkrah ata në sqarimin e paqartësive dhe eleminimin e vështirësive, më ka inkurajuar që të përpiloj një punim të shkurtër për llogaritjen me “al-jabr” dhe “al-muqabala”, duke u kufizuar në atë që është më e lehta dhe më e dobishmja në aritmetikë.”

(al-jabr do të thotë “kthim, restaurim”, duke iu referuar procesit të largimit të pjesës së zbritur në anën tjetër të ekuacionit. Al-muqabala është “krahasimi” dhe i referohet zbritjes/thjeshtimit të vlerave të njëjta në të dy anët e ekuacionit).

Kur programojmë në kompjuter, ne në përgjithësi implementojmë metodën që është zbuluar më parë, nga një dijetar musliman.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0