Huawei publikon praktikat e novacionit - Business Magazine Albania

Huawei publikon praktikat e novacionit

Huawei

Në kuadër të nismës për të qenë më të hapur dhe transparentë me publikun, Huawei publikoi “Raportin mbi Novacionin dhe Pronësinë Intelektuale” gjatë Forumit të mbajtur në selinë e kompanisë në Shenzhen.

Raporti ose i quajtur ndryshe “Libri i Bardhë”, ka në fokus historinë e Huawei në fushën e novacionit, menaxhimit të pronësisë intelektuale dhe përfshin të dhëna e momente historike në lidhje me investimet, kërkimet dhe zhvillimet (R&D) e kompanisë që nisin prej vitit 1990.

Drejtuesi Ligjor i Huawei Song Liuping tha gjatë forumit se, “Ne duam të tregojmë historinë e risive tona gjatë 30 viteve të fundit dhe angazhimin afatgjatë në respektimin, mbrojtjen, dhe kontributin e dhënë lidhur me pronësinë intelektuale. Me anë të këtij raporti, dëshirojmë të tregojmë mënyrën se si Huawei është kthyer në atë që është sot.”

Sipas dokumentit të publikuar, Huawei është kthyer në një nga mbajtësit më të mëdhenj të patentave përmes investimeve të qëndrueshme në novacion. Në fund të vitit 2020, Huawei kishte më shumë se 100,000 patenta aktive në më shumë se 40,000 familje patentash në të gjithë botën.

Jason Ding, Drejtuesi për të Drejtat e Pronësisisë Intelektuale, gjatë fjalës së tij tha se “Novacioni ka qenë fokusi i kompanisë që prej themelimit. Ky raport i vitit 2020 rendit një numër aplikacionesh të lejuara që mban Huawei, Kërkimet dhe Zhvillimet (R&D), si dhe aktivitetet risi të kompanisë që prej fundit të viteve ’90 deri në fillim të viteve 2000.”

Ai gjithashtu shton se “Aplikimet në mbarë botën për patentën e Huawei ishin të njëjta me ato të industrive udhëheqëse në fillim të viteve 2000, dhe suksesi i Huawei sot vjen si rezultat i investimeve afatgjata në novacion dhe R&D.”

Huawei kërkoi për herë të parë patentën në Kinë në vitin 1995, dhe kërkesën për herë të parë për patentë në SHBA në 1999. Në 2008 Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale e listoi Huawei si kompaninë e parë përsa i përket numrit të aplikimeve për patenta. Ndërsa në 2019, Huawei u rendit e dyta në Europë dhe e dhjeta në SHBA për nga numri i patentave të akorduara. Huawei është gjithashtu kompania me numrin më të madh të patentave në Kinë.

Lexo: Huawei prezanton smartfonin e tij të parë me 8GB RAM

Ding vuri në dukje se Huawei synon të arrijë nga 1.2 deri në 1.3 miliardë dollarë amerikanë të ardhura nga patentat e licensuara në periudhën mes viteve 2019-2021.

“Huawei ka qenë një prej kontribuesve më të mëdhenj teknologjikë për standardet 5G dhe ndjek parime të drejta, të arsyeshme dhe jo diskriminuese lidhur me licensimin e patentave”, tha Ding. “Ne shpresojmë që norma e rentës minerare që publikuam sot do rrisë implementimin e 5G duke u dhënë implementuesve një strukturë më transparente të kostos, duke bërë që vendimet e tyre në lidhje me investimet të përparojnë.”

Francis Gurry, ish-drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale tha se, “Duke prezantuar strukturën e tarifës së licencës për patentat thelbësore që lidhen me standardin e 5G, Huawei po promovon përvetësimin dhe përdorimin e gjerë të standardeve të hartuar për të siguruar ndërveprim, besueshmëri dhe konkurrencë transparente, ndërsa në të njëjtën kohë siguron kthim të drejtë për investime në R&D.”

Song deklaroi se Huawei do të prezantojë rregullisht risi të mëtejshme në mënyrë që publiku të kuptojë më mirë praktikat e novacionit të kompanisë. Kjo do të jetë pjesë e nismës së mëtejshme për të qenë më të hapur dhe transparentë me publikun.

Për të vizituar llojet e patentave mund të klikoni këtu 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0