Huawei: Novacion pa ndalesë për një botë inteligjente dhe të gjelbër - Business Magazine Albania

Huawei: Novacion pa ndalesë për një botë inteligjente dhe të gjelbër

Huawei

Huawei çeli Samitin Global të Analistëve, ku prezantoi qasjen ndaj novacionit dhe ndërtimit të një bote inteligjente e të gjelbër. Samiti mblodhi analistë të industrisë, analistë financiarë, drejtues kryesorë të opinionit dhe përfaqësues të mediave nga e gjithë bota për të mësuar më shumë rreth tendencave të industrisë së ardhshme dhe strategjisë së zhvillimit të Huawei. Ky event do të mbahet për të 19-in vit radhazi nga data 26 deri në datën 27 prill duke përfshirë një gamë të gjerë seancash për aspekte të ndryshme të biznesit të Huawei.

Fjalimi kryesor i Samitit Global të Analistëve u mbajt nga drejtuesi i Huawei, z. Ken Hu, i cili prezantoi për të pranishmit qasjen e Huawei ndaj novacionit dhe ndërtimit të një bote inteligjente e të gjelbër. Ndër të tjera ai theksoi nismat kryesore që do të ndërmarrë Huawei për vitin 2022 dhe që janë çelësi i suksesit të kompanisë. “Ne do të forcojmë qasjen tonë ndaj novacionit, do të pajisim të gjitha industritë që të bëhen dixhitale dhe inteligjente dhe do të ndihmojmë në ndërtimin e një bote me karbon të ulët”, tha Hu.

Huawei me vizionin e tij do të vazhdojë ta çojë industrinë përpara. Në vitin 2022 kompania parashikon evolucionet e rradhës në rrjetet pa tel dhe fikse duke mundësuar lidhje 10 Gbps me 5.5G dhe F5.5G. Në të njëjtën kohë, kompania po ndërton MetaStudio, një tubacion i përmbajtjes dixhitale të bazuar në renë kompjuterike, i cili do të përshpejtojë shumë prodhimin e përmbajtjes dixhitale. Me Huawei Cloud si themel, Huawei synon të ofrojë “Gjithçka si shërbim”, duke e kthyer infrastrukturën, teknologjinë dhe ekspertizën në shërbime të bazuara në cloud, dhe duke e bërë më të lehtë migrimin në cloud për klientët në industri të ndryshme. Huawei gjithashtu po ripërcakton sektorin PV me AI, cloud dhe aftësi të tjera për të nxitur prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Lexo: Elon Musk bleu Twitter. Po tani çfarë pritet të ndodhë?

Përveç strategjisë së saj të inovacionit, Huawei ndau gjithashtu vizionin e tij të gjerë për të ardhmen dhe disa nga eksplorimet që po bën për të arritur atje. Në fjalimin e tij, Dr. Zhou Hong, Drejtues i Bordit të Institutit të Kërkimeve Strategjike të Huawei, u shpreh: “Çdo gjë që imagjinojmë sot ka shumë të ngjarë të jetë shumë pak për nesër. Ne duhet ta takojmë të ardhmen me hipoteza të guximshme dhe një vizion të guximshëm Kjo është e vetmja rrugë për të ecur përpara.” Në fjalimin e tij, Dr. Zhou nuk la pa përmendur edhe  sfidat që Huawei shpreson t’i adresojë duke ecur përpara, të cilat janë:

  • Aftësi të reja të ndjeshmërisë dhe kontrollit, p.sh., ndërfaqet tru-kompjuter, ndërfaqet muskul-kompjuter, ekranet 3D, prekja virtuale, aroma virtuale dhe shija virtuale
  • Monitorimi i presionit të gjakut në kohë reale, sheqerit në gjak dhe zbulime të forta të ndihmuara nga AI në farmaceutikë , biofarmaceutikë dhe vaksina
  • Softuer i përqendruar te aplikacioni, efikas, i automatizuar dhe inteligjent për vlerë më të madhe dhe përvojë më të mirë
  • Arritja dhe anashkalimi i kufirit të Shannon për të mundësuar lidhje efikase dhe me performancë të lartë si në rajon ashtu edhe në nivel global
  • Modele kompjuterike përshtatëse dhe efikase, arkitektura non-Von Neumann, komponentë jokonvencionale dhe AI ​​të shpjegueshme dhe të korrigjueshme
  • Shpikja e molekulave, katalizatorëve dhe komponentëve të rinj me llogaritje inteligjente
  • Zhvillimi i proceseve të reja që tejkalojnë CMOS-in, kushtojnë më pak dhe janë më efikas
  • Shndërrim dhe ruajtje efikase e energjisë, si dhe shërbime sipas kërkesës

Samiti Global i Analistëve është mbajtur për herë të parë në vitin 2004 dhe mundohet të sjellë çdo vit qasje të ndryshme të Huawei për krijimin e një bote inteligjente dhe të gjelbër.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0