Huawei në Shqipëri prezanton programin "Seeds for Future" - Business Magazine Albania

Huawei në Shqipëri prezanton programin “Seeds for Future”

Seeds for Future
~3 minuta lexim

Programi që mbështet talentet e reja në fushën e TIK, vjen për herë të parë në vend

Huawei, në bashkëpunim me Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, nisi rrugëtimin e programit ndërkombëtar “Seeds for Future” për herë të parë në Shqipëri. Nëpërmjet një prezantimi virtual, drejtuesit e kompanisë, profesorët e fakultetit si dhe studentët hapën siparin e një programi tejet novator që sjell përvojën e gjigantit botëror të teknologjisë edhe te studentët shqiptarë.

Duke qenë se arsimi është thelbësor për një shoqëri, programi “Seeds for Future” synon të krijojë mundësi që mbështesin të rinjtë në zhvillimin e tyre profesional në fushën e teknologjisë së informacionit. Ky program kultivon talentet e reja me aftësitë e domosdoshme teknologjike duke i bërë më konkurues në tregun e punës.

Zv. Dekani i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, Prof. Asoc Indrit Enesi u shpreh se “Mes studentëve tanë ka shumë talente që kanë dëshirë të angazhohen dhe zhvillojnë më tej aftësitë e tyre. Ky program sjell për ta një mundësi unike për t`u trajnuar nga njohësit më të mirë të teknologjisë elitare për tema të tilla si: rrjeti 5G, inteligjenca artificiale, cloud computing…etj. Po ashtu, “Seeds for Future” është ndër programet që ndihmojnë së tepërmi në hendekun e krijuar midis studimeve universitare dhe tregut të punës.”

Drejtuesi Ekzekutiv i Huawei në Shqipëri Z. Sun Gang tha se: “Më vjen mirë që jam pjesë e hapjes së një programi që ka në fokus rritjen dhe zhvillimin e të rinjve shqiptarë. Huawei është kompani e angazhuar që të ndërmarrë nisma të tilla edhe në të ardhmen, duke synuar zhvillimin e mëtejshëm teknologjik të vendit.”

I pranishëm në aktivitet ishte dhe Drejtuesi për Bizneset në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë Z. Marjan Hoxha, i cili gjatë fjalës së tij drejtuar studentëve evidentoi rëndësinë e trajnimeve të Huawei si dhe avantazhet e përfitimit nga njohuritë e marra. “Duke qenë ish-student i po të njëjtit fakultet, ndjej kënaqësi të veçantë të prezantoj sot një program kaq me vlerë për studentët, që i ndihmon në zhvillimin e aftësive që lidhen me teknologjinë e informacionit. Çdo student do ndihej me fat të certifikohej nga kompani me përparim të tillë teknologjik, si Huawei.”

Programi zgjat 8 ditë, gjatë të cilave studentët e përzgjedhur ndjekin kurset online nga profesionistët e fushës. Në fund të programit atyre u akordohet një certifikatë që vlerëson njohuritë e përftuara.

“Seeds for Future” u prezantua për herë të parë në vitin 2008 me qëllimin për të zhvilluar talentet e TIK në të gjithë botën duke ndërtuar ura komunikimi mes vendeve e kulturave të ndryshme. Aktualisht programi shtrihet në 130 vende e rajone dhe rreth 9000 studentë kanë përfituar prej njohurive të tij. Së fundmi, programi u shtri edhe në Shqipëri, duke ndarë ekspertizën dhe përvojat e mjedisit global të biznesit. Huawei në Shqipëri do vazhdojë të sjellë pranë studentëve në vendin tonë, praktikat më të fundit të teknologjisë elitare në botë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mbani mend...se asnjë nuk mund t'ju bëjë të ndiheni inferior pa miratimin tuaj. ”
— Eleanor Roosevelt
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0