Horoskopi javor i Biznesit dhe Jetës Profesionale- 29 Shkurt 2016 - Business Magazine Albania

Horoskopi javor i Biznesit dhe Jetës Profesionale- 29 Shkurt 2016


Horoskopi javor i Biznesit 29 Shkurt 2016- 6 Mars 2016:

1. Dashi (21 mars-19 prill)

Ndërsa shumë prej fokusit qëndron në çështjet e parasë dhe gjërat e tjera të jetës për pjesën më të madhe të javës, kjo është mënyra se si u pëlqen Zotave të profesionit. Pas Hënës së Plotë të javës së fundit në sektorin e punës ka një nevojë që gjërat të stabilizohen dhe të marrin rrjedhën e tyre. Ky është një shans për t’i lënë edhe çështjet e punës, edhe të karrierës që të stabilizohen, dhe në mënyrë të veçantë të gjeni një hap të madh për të bërë përputhjen  hap pas hapi të gjërave. Ju po shkoni drejt një periudhe ku jeni më të aftë të fokusoheni më shumë te mësimi i të rejave, me sa më shumë njohuri që të keni, aq më shumë gjasa do të keni të bëni zgjedhjet e duhura në kohën e duhur. Rikthimi i Hënës në sektorin tuaj të karrierës të Enjten do të jetë një shans për të mprehur instiktet tuaja profesionale.

2. Demi (20 prill-22 maj)

Falë vizitës së Hënës në sektorin tuaj të punës gjatë fundjavës ju keni një motiv tjetër ndërsa shkoni drejt javës, me një avantazh intuitiv kur bëhet fjalë për çështjet e punës. Ndërsa Dielli ka qenë dhe është larguar nga sektori i karrierës, me Mërkurin këtu deri të Shtunën dhe Venusin deri javën e ardhshme, ju jeni ende të paqartë dhe me zemrën dhe mendjen në lojë duke bërë rregullime të minutës së fundit në planin tuaj profesional. Ndërsa do të jetë në varësi të zemrës suaj për të përcaktuar rrugën dhe qëndrimin që merrni në të ardhmen, kjo javë lidhet me ato çështje, vendime dhe plane që ju lejojnë të merrni më tepër hapa praktikë. Nëse keni një ëndërr merrni një qasje strategjike ndaj pengesave, me një pikëpamje për t’i kapërcyer ato sese t’i përdorni si justifikime.

3. Binjakët (21 maj-21 qershor)

Thuhet se njerëzit shpërblehen publikisht për atë që kanë praktikuar në mënyrë private dhe ajo që parashtrohet këtë javë është shansi për t’i bërë të dyja. Me aktivitetin e vazhdueshëm planetar në sektorin tuaj të karrierës për vite tashmë, por me Diellin duke ndriçuar dritën diellore në ëndrrat dhe realitetin tuaj, ju jeni të aftë të merrni frymë nga ëndrrat e vjetra, por edhe të vlerësoni mundësinë për të qëndruar me këmbë në tokë. Rreshtimi i të Hënës ndërmjet Diellit dhe Neptunit ëndërrimtar sjell aftësinë e Diellit për t’i mbajtur këmbët në tokë, sytë hapur me Neptunin ëndërrimtar dhe sensin e asaj që është e mundur bashkarisht. Pa një ëndërr nuk keni asgjë të cilën duhet ta arrini, por pa e bërë realiste do të ngelet vetëm një ëndërr në diell. Rikthimi i Mërkurit gjatë fundjavës do të sjellë mprehtësinë e nevojshme intelektuale për të nisur ndërmarrjen e hapave strategjike.

4. Gaforrja (22 qershor-22 korrik)

Nëse ndihet sikur janë orët e fundit të Shkurtit dhe ndihet dita e afrimit të bonusit, duke ju nxitur ju të bëni të pamundurën për një javë dinamike, është sepse ky është realiteti. Edhe këto forca aventuriere dhe lozonjare dinë atë se çfarë di sistemi diellor, që Marsi jo vetëm që ka për të qenë një muaj që do të ndryshojë lojën në aspektin profesional, por që do të zbulojë dorën e tij që nga fillimi. Është vetëm çështje përshtatje sa Hëna të rikthehet në sektroin tuaj të punës të Hënën dhe në orët e para të Marsit, me Marsin këtu gjatë fundjavave kjo ju jep sensin e fillimit që gjërat do të mblidhen në mënyrë dramatike. Me Diellin që kthehet gjithmonë në sektorin tuaj të karrierës në Mars Zotat e profesioneve kanë plane të mëdhaja për javët në vazhdim, kështuqë nëse e gjeni veten me një rast të të Hënave përqafojeni sa të keni mundësi.

5. Luani (23 korrik-22 gusht)

Ndërsa fundjava vetë është një shans tjetër për t’u përshtatur në fazën e gjatë të ngarkesës gjatë së cilës ndodhet viti juaj, duke shijuar faktin se përpjekjet e 6 javëve të para të 2016-ës nuk kërkohen më, do të ketë një shans tjetër gjatë javës në vazhdim për të gërmuar në disa specifika dhe madje edhe për të rregulluar trajektoren. Kur Venusi la sektorin tuaj të karrierës më 17 shkurt ai nisi një mision që filloi herët në Dhjetor për të përfunduar vitin tuaj 2015 të punës dhe për ta ngritur nga toka vitin e ri 2016, me Zotat e profesioneve që mbajnë një skuadër mbështetëse në bord për të bërë që gjërat të vazhdojnë të ecin. Rikthimi i Hënës në sektorin tuaj të punës të Enjten do të jetë vizita e parë që kur kaluat nga një vrap i lehtë në një maratonë dhe ndërsa kjo ju la plot me ide, qëllime dhe pritshmëri, kjo sjell një shans për të shtrënguar planin e lojës.

6. Virgjëresha (23 gusht-22 shtator)

A e keni pyetur veten ndonjëherë “pse nuk e bëre këtë më parë” ose “pse kam pritur deri tani për ta provuar këtë”? Përgjigjia është shpeshherë për shkak të kohës, ose sepse ne mund të jemi përpjekur më parë dhe të kishim dështuar ose sepse kemi ndjerë se koha nuk është e duhura. Pikërisht tani, me Mërkurin që lë sektorin tuaj të karrierës gjatë fundjavës dhe Venusi më vonë gjatë javës së ardhshme, ju keni një shans të vërtetë për t’i vërtetuar vetes, por edhe të finalizoni idetë tuaja, opsionet dhe pritshmëritë në frontin e punës për vitin e ardhshëm. Kjo e bën edhe më pak rreth çështjes se çfarë mund të bëni ose arrini ju ndërmjet ditës së sotme dhe fundit të javës së ardhshme dhe më shumë rreth zgjedhjeve apo vendimeve që do të bëni ose qëllimet dhe dëshirat që do të vendosni që do t’ju ndihmojnë të përcaktoni rrugën që do të marrin javët dhe muajt e ardhshëm. Fokusohuni në një drejtim, është e mjaftueshme.

7. Peshorja (23 shtator-23 tetor)

Pas ‘xhirove’ në të cilat ju përfshinë forcat e punës javën e fundit, shanset janë që të stabilizoheshit, duke ju dhënë një nivel konsistence  që të ngriturat dhe të ulurat e thella të javës së kaluar nuk mundën dot ta bënin. Me benefitet e thirrjeve për zgjim të javës së fundit, për fat të mirë ju e keni këtë dhe më shumë së aq. Aty ku një sens i asaj që është e mundur dhe realitetet e zymta të situatës suaj aktuale të punës patën konflikt javën e shkuar, që nga filimi ato po punonin së bashku, duke ju lejuar ju të shikoni se është më mirë t’i sillni ato bashkë për të bërë ëndrrat tuaja realitet se sa t’i bëni të papajtueshëm. Kjo është diçka që Zotat e profesioneve po punojnë në pjesën e parë të javës.

8. Akrepi (24 tetor-21 nëntor)

Ndërsa Dielli është ende tri javë larg nga sektori juaj i punës gjatë kohës që ju shkoni drejt javës së re, ndërsa afroheni dhe lëvizni drejt Marsit do të bëhet më e qartë se diçka po fillon të lëvizë. Gjithsesi, idetë e para se diçka ka për të ndodhur nuk do të vijnë për shkak të Zotave të profesionit, por nga Zotat e parave në fakt, me rikthimin e Hënës në sektorin e të ardhurave të Martën dhe pozitën këtu në mesjavë duke bërë më shumë se mprehjen e nuhatjes për para. Në kohën kur Hëna largohet nga Marsi, planetin luftëtar të kozmosit do të jetë vetëm tri ditë larg, me rikthimin e tij gjatë fundjavës do të jetë një ndryshues i madh loje. Një nxitje për të marrë një çekan për të “thyer xhama” do të shkrihet me fuqinë për të lëvizur male nëse do t’ju duhet ta bëni, në një mënyrë që nuk e keni përjetuar me dekada.  Nga koha kur zhvillimet e punës së re do të hapen ato nuk do të kenë nevojë për një derë, pasi ajo do të qëndrojë e hapur vetë.

9. Shigjetari (22 nëntor-21 dhjetor)

Pas Hënës së Plotë të javës së fundit në sektorin tuaj të karrierës Zotat e profesioneve marrin një hap mbrapa këtë javë, me vetëbesim  ata kanë “shtënë” mjaftueshëm për të marë vëmendjen tuaj, gjithashtu kanë vënë gjërat në lëvizje, gjë që do të ketë implikime gjatë javëve dhe muajve në vazhdim. Gjatë 13 muajve që Jupiteri fatsjellës do të shpenzojë në sektorin tuaj të karrierës kjo ishte e vetmja Hënë e Plotë dhe me elementët e fatit në lojë dhe me dyert e hapura ndaj potencialeve të dhe oportuniteteve të pashfrytëzuara, Zotat e profesioneve e kanë përdorur këtë si një “armë” të fortë, por edhe për të marrë vëmendjen tuaj gjithashtu. Gjithsesi për shkak se Zotat e profesioneve gjenden më tepër pas çmimit të madh, sesa në frutet që mund të vilen shumë lehtë, shumë prej asaj që kjo ka treguar është ende duke u shpalosur dhe ende nuk është vlerësuar totalisht. Kjo mund të ketë sjellë edhe zhvillime në të ardhura, me një nevojë për të besuar atë se çfarë ju thotë nuhatja për para.

10. Bricjapi (22 dhjetor-19 janar)

Kur Hëna la sektorin tuaj të karrierës të Dielën kjo ju bëri t’i keni instiktet tuaja profesionale më të mprehta, duke ju dhënë një avantazh intuitiv që nga fillimi, por ju la edhe me një ‘pasuri’ të pistave dhe të dhënave të vlefshme, të cilat vetëm tani jeni të aftë t’i përpunoni. Me Zotat e profesioneve të cilët nuk kanë kërkesa reale për ju këtë javë  dhe me vizitën e Hënës gjatë fundjavës, e fundit para se të kthehej në një eklips hënor gjatë muajit të ardhshëm, sa më shumë që  shpenzoni kohë duke analizuar përgjigjiet e forta emocionale, intuitive dhe imagjinare që u lanncuan për ju gjatë javës, aq më mirë do të jetë.

11. Ujori (20 janar-18 shkurt)

Të filloni javën me Hënën në sektorin tuaj të karrierës ka për të qenë një avantazh, veçanërisht kur ajo javë ndodh të jetë duke mirëpritur Marsin, planetin luftëtar të kozmosit në ditët e tij të fundit. Për shkak të largimit gjatë fundjavës, por në një mënyrë që i vendos gjërat në pritje dhe lejon që, më mirë se t’i përfundojë gjërat, ajo që është në lëvizje të ‘luhet’ ende për disa muaj, do të ketë pista gjatë ditëve të para të javës se sa shpejt ose ngadalë të luhen gjërat. Ndërsa instiktet, pasionet profesionale dhe shpirti luftarak dhe konkurrues të rreshtohen  ky është një shans më i mirë për të zgjedhur me mençuri betejat tuaja dhe të keni një qasje më të mirë se si t’i ‘luani’ gjërat.

12. Peshqit (19 shkurt-20 mars)

Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një shans për të grumbulluar më shumë njohuri, një shans për të mprehur instiktet tuaja profesionale apo të fitoni pista dhe të dhëna të rëndësishme, ose thjesht të kujdeseni për gjërat e përditshme që do ta bëjnë jetën tuaj më miqësore, kjo është pikërisht java për të bërë ndonjërën nga këto gjëra. Kjo mund të jetë aq e madhe sa leximi i sekreteve të njerëzve të suskesshëm ose aq e zakonshme sa një prerje flokësh tani, pasi do të keni më pak kohë në javët që do të vijnë. Bëni çfarëdolloj gjëje që duhet për t’u siguruar që kur Marsi të rikthehet në sektorin tuaj të karrierës gjatë fundjavës, duke u bërë për herë të bashkë në një skuadër me Saturnin pas 28 viteve, të jeni të fokusuar, gati dhe të përgatitur për ndryshimin e lojës, mundësisht shumëe e suksesshme dhe e përfitueshme, por gjithashtu edhe sfiduese dhe kërkuese pasi kërkon muaj.

 

/Forecasters/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0