Horoskopi javor i Biznesit dhe Jetës Profesionale- 14 mars 2016 - Business Magazine Albania

Horoskopi javor i Biznesit dhe Jetës Profesionale- 14 mars 2016


Horoskopi javor i Biznesit 14 Mars 2016- 20 Mars 2016:

1. Dashi (21 mars-19 prill)

Këtë javë yjet janë më shumë kompleksë se normalisht, në njërën anë keni një aleancë të madhe midis forcave të punës dhe karrierës që kulmojnë, por nga ana tjetër tensionet e punës ka gjasa të rriten. Çelësi për ta kthyer këtë javë në një të suksesshme nuk është injorimi i njërës në favor të tjetrës, por të gjeni një mënyrë për t’i kombinuar të dyja, duke përdorur çdo tension ose presion si motivim, sidomos kur vjen puna për të punuar “me mend”. Sikur tensionet e punës të mos mjaftonin, Hëna ka gjasa të krijojë një tension midis punës dhe jetës personale gjatë kësaj jave, si mbështetje midis kulminimit të forcave të punës dhe karrierës.
Në çdo lëvizje ku forcat opozitare ju bllokojnë, Zotat e profesioneve e kundërshtojnë këtë me një mbështetje të madhe, duke ju lejuar juve të përdorni gurët e rrugës si mjete ndihme në favorin tuaj. Ky është gjithashtu një shans i vlefshëm për të bërë punë me mend dhe për të siguruar se keni balancën e duhur mes punës dhe jetës personale.

2. Demi (20 prill-20 maj)

Largimi i Venusit nga sektori i karrierës gjatë fundjavës ju sjell në një pikë ku nxitja për ta ngritur nga toka këtë vit profesional dhe për ta vënë në shinat e duhura mbaron, por pas pothuajse 4 muajve të aktivitetit të vazhdueshëm palnetar ka përfunduar misionin e tij. Me një eklips hënor në sektorin tuaj të punës javën e ardhshme ky është një shans i mirë për të reflektuar mbi udhëtimin që ju ka sjellë deri në këtë pikë. Pa aktivitet planetar në sektorin tuaj të karrierës derisa Marsi të rikthehet në Nëntor dhe përveç eklipsit hënor të javës së ardhshme nuk do të ketë aktivitet planetar në sektorin tuaj të punës derisa të ketë zhvillime të mëdha në Shtator, tani çdo gjë është e lirë dhe udhëtimi i vërtetë mund të fillojë.

3. Binjakët (21 maj-21 qershor)

Normalisht e vetmja sfidë me të cilën përballet Dielli gjatë vizitës së gjatë mujore në sektorin tuaj të karrierës është një Hënë e Plotë që me thirrjet e saj për zgjim sigurohet se ju nuk pio përgjumeni. Gjithsesi, edhe gjatë ditëve finale të Diellit presioni nuk po lehtësohet. Këtë vit është rritur më shumë pritshmëria për shkak se më shumë pritet prej jush, por edhe pse ekziston një nevojë për ta bërë prioritet balancën punë-jetë personale. 2 kundërshtime të tjera gjatë kësaj jave do t’i sjellin sërish tensionet e balancës së jetës personale dhe punës, por kësaj rradhe në njëfarë mënyre që ju bën të punoni me mend. Ndërsa Dielli do të largohet nga sektori juaj i karrierës gjatë fundjavës dhe me Venusin i cili sapo është kthyer gjatë fundjavës, më e mira nuk ka mbërritur ende.

4. Gaforrja (22 qershor-22 korrik)

Bëjeni pjesën më të madhe të pushimit në fillim të javës, gjatë kësaj jave koha e pushimit vjen e para e ndjekur më pas nga puna. Kështuqë ka gjasa që të ketë disa tensione në lidhje me punën nëse e sforconi veten shumë në ditët e para të javës. Me Saturnin në javën e tij të plotë të parë në lëvizje të drejtëpërdrejtë në sektorin tuaj të punës por me Marsin që vazhdo n t’i shtyjë gjërat përpara, kjo është një kujtesë e veçantë për nevojën që të përshkallëzoni hapat e vetes suaj. Ndërkohë, është rikthimi i Diellit në sektorin tuaj të karrierës gjatë fundjavës që do të sjellë të sjellë të çështjet e të ardhurave, punës dhe karrierës në lojë në një mënyrë që nuk do të ketë kthim mbrapa.

5. Luani (23 korrik-22 gusht)

Që keni një javë të komplikuar nuk ka dyshim, por natyra e këtyre komplikimeve e bën këtë një javë emocionuese dhe me potencial për të shpërthyer. Ajo që po i shkakton komplikimet është fakti se ndërsa një aleancë e rëndësishme ndërmejt forcave të të ardhurave dhe të punës kulmon gjatë kësaj jave, po të njëjtat forca që po mbështesin çështjet e punës janë nën presion, duke krijuar një tension financiar. Sërish me instiktet tuaj profesionale të mprehta që nga pikënisja dhe me Zotat profesionalë dhe të parave që po punojnë për rritjen e vetëbesimit në frontet e të ardhurave dhe të punës, ka një mundësi për ta përdorur presionin si motivim, me shansin për të shkuar përtej barrierave të vjetra. Pa dyer të hapura në frontin e karrierës nga 6 Prilli, një gjë e re tani do të qartësojë rrugën për zhvilime të reja gjatë muajit në vazhdim.

6.Virgjëresha (23 gusht-22 shtator)

Ndërsa largimi i Venusit nga sektori juaj i punës gjatë fundjavës duhet t’ju ketë lënë pa aktivitet planetar në të dyja aspektet e profesionit, për herë të parë në rreth 5 muaj, rikthimi i Hënës në sektorin tuaj të karrierës të Hënën ju lejon që ta mbani kapelen profesionale edhe për disa ditë. Me Hënën e cila rikthehet vetëm 2 ditë pas largimit të Venusit nga sektori juaj i punës, kjo do të sigurojë se instiktet tuaja profesionale janë të mprehta ndërsa ju jo vetëm përpunoni ato që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit, por ndërkohë shkoni drejt asaj që quhet “udhëtimi”. Ju jeni në një pikë në vitin tuaj profesional ku çështjet e punës janë të gjitha të mundshme, keni kokën dhe zemrën në lojë dhe gjërat kanë shans të ndodhin tani më shumë se kurrë. Ky është gjithashtu një shans për të parë për të kërkuar për zhvillime të reja në frontin e karrierës në Maj.

7. Peshorja (23 shtator-23 tetor)

Duket se java e fundit e Diellit në sektorin tuaj të punës ka mundësi të jetë me uilje e ngritje si java e kaluar, me planetet që ecin mespërmes sektorit të punës duke ardhur në njëfarë tensioni. Arsyeja se përse tensionet e punës duken sikur nuk do të mbarojnë kurrë është sepse pikërisht tani ju keni mbi gjysmën e sistemit diellor në sektorin e punës, me shumë planete të cilët të cilët punojnë bashkë për t’u dhënë çështjeve të punës avantazhin më të mirë të mundshëm. Më pak burime do të thonë më pak opozitë planetare dhe për rrjedhojë më pak tensione pune, por këtu qëndron problemi. Fakti se ka tensione do të thotë se keni oportunitete, me nevojën për t’i përdorur ato si mjete ndihmëse dhe si motivim. Për fat të mirë, rikthimi i Hënës në sektorin tuaj të karrierës në mesin e javës do të mprehë instiktet tuaja profesionale, e cila nga ana e vet do t’jua bëjë më të lehtë të punoni.

8. Akrepi (24 tetor-21 nëntor)

Numërimi mbrapsht për rikthimin e Hënës në sektorin tuaj të karrierës në fundjavë ka nisur, duke u hapur dyert muajve më të zënë dhe të rëndësishëm të vitit për çështjet e punës. Gjatë fundjavës Zotat e profesioneve do të hipin në piedestal, kaq shumë saqë që tani java është përmbysur. Deri në fundjavën e Uranusit, i vetmi Zot i profesionit i ngelur në detyrë, do të ketë një profil të ulët, duke u fokusuar më shumë në përpunimin e pistave dhe këndvështrimeve të vlefshme nga vizita e Hënës në sektorin tuaj të punës vonë gjatë javës së kaluar. Gjërat fillojnë të bëhen më shumë të fokusuara nga ana profesionale me rikthimin e Hënës në sektorin tuaj të karrierës të Premten dhe gjatë fundjavës kjo do të sigurojë se instiktet tuaja profesionale janë të mprehta ndërsa Dielli rikthehet për të hapur dyer të reja në frontin e punës. Krejt papritur, ju jeni sërish në lojë, të gjithë tensionet financiare të hershme të javës do të kthehen në motivim në fundjavë.

9. Shigjetari (22 nëntor-21 dhjetor)

Jupiteri është një planet që po përjeton më të mirat dhe më të këqijat e javëve, përveç planetit të fatit dhe të ekspansionit për të cilin nuk ka kurrë lajme të këqija. Po, në një lëzizje zmbrapsjeje në sektorin tuaj të karrierës Jupiteri është nën presion, si planeti më i madhe në sistemin diellor opozita e tij me planetin “xhuxh” Ceres të Hënën dhe Mërkuri, një nga planetet më të vegjël në sistemin diellor, fundjava nuk do të jetë gjë për këtë planet gjigand. Rreziku më i madh është se një sens i gjallë i optimizmit dhe vetëbesimit profesional do t’ju bënte t’i shpëtonit tensioneve të balancës midis punës dhe jetës profesionale që shkakton kjo, duke mos kuptuar rëndësinë që ka. Me dyert e reja që hapen në frontin e punës herët në muajin e ardshëm, me pista për zhvillime të reja në pjesën e parë të javës, jeta vetëm sa do të bëhet më e zënë. Tani është koha për të adresuar çështjet e balancës punë-jetë personale, pa e humbur balancën profesionale.

10. Bricjapi (22 dhjetor-19 janar)

Pa aktivitet planetar në asnjë prej fronteve profesionale që prej ditëve të para të Hënës së Re vizitat e përmuajshme të Hënës janë bërë shumë herë më të rëndësishme, ku kjo javë do të jetë fillimi i një periudhe të vlefshme 2-javore që do të pasojë. Ndërsa impakti më i madh do të vijë nga eklipsi hënor i javës së ardhshme në sektorin tuaj të karrierësm, rikthimi i Hënës në sektorin tuaj të punës të Hënën dhe pozicionimi këtu në ditët e para të javës nuk është vetëm një shans i vlefsëhm për t’u përqëndrur në frontin e punës, por vjen sapo ju keni përfunduar me arritjen e pritshmërive tuaja për të ardhurat për vitin e ardhshëm. Kjo është pika ku, pa aktivitet planetar në sektorin e të ardhurave, punës ose karrierës forcat në të trija frontet duhet të lidhen së bashku, me të gjitha qto që kanë ndodhur në frontin e të ardhurave gjatë muajve të fundit duke u bashkuar me informacionet e përftuara në frontin e punës në ditët e para të javës.

11. Ujori (20 janar-18 shkurt)

Kur gjërat kanë shkuar qetësisht pas largimit të Marsit nga sektori i karrierës më 6 Mars, ju keni shansin e parë që prej asaj kohe për të vendosur kapelen tuaj profesionale sërish, këtë herë me një shans për të shqyrtuar çështjet e punës. Ndërsa Marsi la sektorin tuaj të karrierës më herët gjatë këtij muaji ai dhe planetet që shkuan para tij kishin krijuar një moment kaq dinamik saqë ju nuk keni rrezik që ky moment t’ju lërë tani afër, tani ju jeni në pozicionin e timonit të makinës. Kjo e bën rikthimin e Hënës në sektorin tuaj të punës në mesin e javës një shans të vlefshëm për të patur një qasje intuitive në çështjet e punës, veçanërisht nëse shikoni nga e ardhmja. Me çështjet e punës dhe karrierës që janë gati për të shpërthyer në jetë në Maj, ky është shansi të ndjeni forcat e padukshme në lojë, kësaj rradhe pa shpërqëndrimin e forcave të karrierës.

12. Peshqit (19 shkurt-20 mars)

Ndërsa mund të ketë tensione të balancës punë-jetë personale në ditët e para të javës, për pjesën më të madhe kjo është thjesht një thirrje për të ngadalësuar hapin. Me Saturnin në javën e tij të fundit të plotë në lëvizje të drejtëpërdrejtë në sektorin tuaj të karrierës para se të zmbrapset javën e ardhshme dhe me Marsin, i cili po ngadalëson para zmbrapsjes së tij muajin e ardhshëm, edhe Zotat e profesioneve duan dhe kanë nevojë të ngadalësojnë hapin. Ju jeni këtu për një rrugë të gjatë dhe me Diellin i cili rikthehet në sektorin tuaj të të ardhurave gjatë fundjavës, së shpejti çështja nuk do të jetë vetëm për më shumë para, por duke vlerësuar se çfarë po merrni në këmbim për kohën, energjitë dhe burimet e investuara. Ndërkohë gjeni një mënyrë që të merrni kohë gjatë fundjavës ose të ecni në një korsi të ngadaltë kur dhe ku të mundni.

 

/Forecasters/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0