Historia e modelit më të vjetër në regjistrin e mjeteve historike Retro - Business Magazine Albania

Historia e modelit më të vjetër në regjistrin e mjeteve historike Retro

Historia e modelit më të vjetër në regjistrin e mjeteve historike Retro

Ford Model A – Mjeti më i vjetër në Regjistrin e Mjeteve Historike Retro, që ka udhëtuar nga Austria drejt Shqipërisë, nën kujdesin e Z. Fritz Liebig.

Çfarë na tregon historia për këtë model?

Ford Model T vendosi botën mbi 4 rrota, më pas motorit të zhvillimit të këtij modeli iu shtua konkurrenca dhe kërkesa e klientëve gjithnjë e më të etur.
Në mesin e viteve ’20, klientët e Ford-it e bënë të qartë se kish ardhur koha që kompania të krijonte një tjetër kryevepër, pasuese të Ford Model T. Ndërsa konkurrentët po ndërtonin makina të modernizuara sipas shijeve të konsumatorëve, Henry Ford besonte se Modeli T ishte ende opsioni më i mirë për ata që jetonin në zonat rurale, si dhe ata që dëshironin çmime të arsyeshme. U bë e qartë shumë shpejt se zhvillimet dhe çmimet më të ulëta për T nuk do të mjaftonin më, kështu që në fund të vitit 1926, Henry Ford i udhëzoi inxhinierët e tij të fillonin punën në një Ford të ri – Modelin A.

Ky ishte një mjet krejtësisht i ndryshëm që nuk mbartte asnjë pjesë nga Modeli T. Ishte më i ulët dhe më i hijshëm se Modeli T, estetikisht me linja të bukura. Ndërsa përdorte ende një katër cilindra, të ngjashëm me Modelin T, Modeli A ishte më i fuqishëm dhe më i butë dhe ishte i aftë për 55 deri në 65 mph. Ai erdhi me xhamin e përparmë të sigurisë Triplex dhe goditje hidraulike, të parët për Ford dhe të padëgjuara në fushën me çmime të ulëta. Ishte Fordi i parë që mbante logon e famshme ovale blu dhe makina e parë e montuar në kompleksin e ri prodhues Rouge.
Rreth 10 milionë njerëz e panë automjetin e ri që javën e parë të prezantimit me publikun, në dhjetor të vitit 1927.

Turmat u zgjeruan aq sa kërkohej ndihma e policisë për të rregulluar trafikun dhe rradhët e atyre që ishin rreshtuar për të parë Fordin e ri. Ndërsa entuziazmi dhe kërkesa ishin të larta, prodhimi ngeli. Linja e montimit e sapo instaluar për Modelin A në Rouge plotësoi kapacitetin e plotë në mesin e vitit 1929, kur qenë në gjendje të prodhonin 9,000 njësi në ditë.
Modeli A tregoi se shijet e klientëve po zhvilloheshin aq shpejt, sa edhe gjendja e rrugëve duhej të ndryshonte po aq shpejt!

Më 28 Korrik 2022, Ford Model A e vitit 1931 u bë pjesë e Regjistrit Zyrtar të Mjeteve Historike duke marrë statusin Retro.  dpshtrr.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0