Historia e Lekut, çfarë nuk dimë rreth tij?

Historia e Lekut, çfarë nuk dimë rreth tij?

~4 minuta lexim

Monedha shqiptare, Lek, doli në qarkullim për herë të parë në shkurt të 1926. Ajo e mori emrin nga Aleksandri i Madh, emri i të cilit shpesh shkurtohet në “Leka” në gjuhën shqipe.

Portreti i Aleksandrit shfaqet në pjesën e përparme të monedhës 1 lek ndërsa pjesa e prapme e tij e tregon atë mbi kalë.

Emri “qindarkë’ rrjedh nga fjala shqipe “qind’ që do të thotë një qind.

FRANGA 

Midis viteve 1926 dhe 1939, emri u përdor për monedhën shqiptare të arit me vlerë 5 Lekë Shqiptare e përdorshme në transaksionet ndërkombëtare.

MONEDHAT

Leku i parë

Në vitin 1926, monedhat e bronzit u paraqitën në vlerat e 5 dhe 10 qindarka leku, së bashku me nikelin 1/4 (5 centë), 1/2 dhe 1 lek si dhe monedhën e argjendë 1, 2 dhe 5 franga ari. Pjesa e përparme e frangave (monedhe) përshkruan Mbretin Ahmet Zogu. Në vitin 1935, qindarkat 1 dhe 2 prej ari dolën në qarkullim të barazvlerëshme me 5 dhe 10 qindarka leku. Ky serial monedhash përshkruante motivet e veçanta neoklasike të cilat thuhen se janë ndikuar nga mbreti italian, Victor Emmanuel III i cili  përfolet se ka qënë një koleksionues monedhash. Këto monedha përmbajnë gërmën “R”  dhe “V” të cilat përfaqësojnë Romën dhe Venecian.

Nën drejtimin e Benito Musolinit, Italia pushtoi Shqipërinë dhe emetoi një seri të re monedhash në vitin 1939 në vlerat 0.20, 0.50 dhe 1 Lek prej materiali të çeliktë të pandryshkur. Si dhe monedha argjendi 2, 5 dhe 10 lek. Monedhat dolën në qarkullim deri në 1941 dhe kanë portretin e Mbretit Italian, Victor Emmanuel III në pamjen e përparme si dhe shqiponjën italiane dhe sqeparin në pjesën e mbrapshme.

Në 1947, pak pasi partia komuniste erdhi në fuqi, monedhat më të vjetra u tërhoqën nga qarkullimi dhe u paraqitën zinku ½, 1, 2 dhe 5 lekë.

Të gjitha këto përshkruanin simbolin kombëtar socialist. Kjo seri u prodhua përsëri në 1957 dhe u përdor deri në vitin 1965 kur ndodhi edhe reforma e monedhës.

Leku i dytë

Në 1965, monedhat prej alumini (të vitit 1964) u prezantuan në vlerat 5, 10, 20 dhe 50 qindarka dhe 1 lek. Të gjitha monedhat përshkruanin emblemën shtetërore të Socializmit. Në 1969, një seri e dytë e monedhave prej alumini, me vlerë 5, 10, 20, 50 qindar dhe 1 lek u lëshuan në kuadrin e festimeve të çlirimit nga fashizmi në 1944.
Në 1988, ndodh një ridizenjim i tretë i monedhave prej alumini 5, 10, 20, 50 qindarka dhe 1 lek. Monedha  50 qindarka dhe 1 Lek kishin të njëjta në madhësi, peshë dhe paraqitje. Monedha 1 Lek kishte si mbishkrim “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë“.

Leku i tretë

Në vitet 1995 dhe 1996, monedha të reja dolën në qarkullim në vlerat 1, 5, 10, 20 dhe 50 lekë për të vazhduar me 100 lekë në vitin 2000.

Monedhat përkujtimore

Në vitin 2001, 100 dhe 200 lekë dolën në qarkullim nën temën integrimi i Shqipërisë në BE dhe 50, 100, dhe 200 Leke në kujtim të 500 vjetorit të Statujës së David. Në vitin 2002, 50 Leke dhe 100 Leke dolën në qarkullim në 90 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë Në 2003, doli në qarkullim, 50 lekëshi në kujtim të 100 vjetorit të vdekjes së Jeronin De Radës. Në 2004, e njëjta monedhë doli në qarkullim e frymëzuar nga antikiteti shqiptar. Ato përshkruanin kostumet tradicionale të Shqipërisë dhe Dean e lashtë. Në 2005, 50 lekë u lëshua në 85 vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet.

Kartmonedhat

Në vitin 1926, Banka Kombëtare e Shqipërisë prezantoi kartmonedhat në vlerat 1, 5, 20 dhe 100 franga ari. Në vitin 1939, kartmonedhat u emetuan në vlerat 5 dhe 20 franga. Ato u ndoqën në vitin 1944 nga kartmonedhat 2, 5, 10 lek dhe 100 franga. Në 1945, Banka a Shqipërisë emetoi më shumë kartmonedha të Bankës në vlerat 10 lek, 20 dhe 100 franga. Kartmonedha të rregullta u  emetuan edhe gjatë vitit 1945 në vlerat 1, 5, 20, 100 dhe 500 franga.  Në vitin 1947, doli Dekretligji nr. 445, datë 07.07.1947 “Mbi heqjen nga qarkullimi të banknotave të quajtura franga dhe emetimin e një emisioni të ri”, si njësia bazë e monedhës në vend të  Frangut  u caktua Leku.  Sipas Wikipedia, në 1947, leku u adoptua si vlera kryesore me kartmonedhat 10, 50, 100, 500 dhe 1000 lekë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
1
Karta ime

Nëntotal: 1,200.00L

Shko te kartaVazhdo me pagesën

1