Hetem Ramadani sipërmarrësi meditues në Startup Grind Tirana më 12 Mars

Hetem Ramadani sipërmarrësi meditues në Startup Grind Tirana më 12 Mars


Pasi iu bë e pamundur jeta e puna në Kosovë, Hetem Ramadanit iu desh të largohej nga vendi, duke zgjedhur të jetojë e punojë në Slloveni. Një vend ku nuk kishte miq e të afërm, por që mund të punonte, e duhej të bënte një emër të mirë për Kosovën. Kështu është shprehur në një nga intervistat e tij, kur është pyetur për suksesin e biznesit të tij në Slloveni. Atje themeloi kompaninë tregtare të naftës “Salbatring International”, e specializuar në tregtimin e derivateve të naftës.

Në vitin 2008, “Salbatring” filloi shitjet e drejtpërdrejta tek klienti kryesor i saj, “INA” i Kroacisë. Të njëjtin vit, qarkullimi në Salbatring u rrit nga 60 milionë euro në 2007 në 611 milionë euro, pavarësisht se kompania kishte vetëm 14 punonjës. Ramadani ka arritur të jetë personi i shtatë më i pasur në Slloveni, me mjete të vlerësuara mbi 68 milionë euro. Jo pa probleme në tregun ndërkombëtar, ku më të mëdhatë i pati si pasojë e problemeve të kompanisë që furnizonte, Ramadani, ka investuar në pasuri të paluajtshme. I martuar dy herë, Hetem Ramadani, ka jetuar më vonë në Dubai.

Inxhinier në profesion, jeta e tij dhe shumë personave rreth tij ka ndryshuar ndjeshëm me thellimin e studimeve të tij në mjekësi, efektet e meditimit dhe ushqimit të shëndetshëm.

Krahas meditimit prej më shumë se 30 vjetësh dhe studimeve në mjekësi ai sot hedh poshtë shumë teori të mjekësisë konvencionale. Së fundi ka publikuar librin “Shëndeti dhe suksesi nëpërmjet meditimit”, ku sjell prova sesi arriti të shëronte veten pa asnjë lloj ndërhyrjeje dhe trajtimi me ilaçe, pas një aksidenti në ski, ku theu kockën e legenit.

Lexoni : Hetem Ramadani: “Të gjithë kemi mundësi të jetojmë 140 vjet”

Sipërmarrës dhe autori i librit, Hetem Ramadani do të jetë i ftuar i Startup Grind në Tiranë më 12 mars. Një këndvështrim ndryshe për cilësinë e shëndetit tonë.

Frymëzohu me Hetem Ramadanin në Startup Grind Tirana

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0