Haradinaj: "Na mërzit ikja e të rinjve, por mirë që po gjejnë punë diku tjetër" - Business Magazine Albania

Haradinaj: “Na mërzit ikja e të rinjve, por mirë që po gjejnë punë diku tjetër”


Kryeministri largimin e qytetarëve e quan zgjidhje për ata që janë të papunë!

I pari i qeverisë tha se ikja e tyre na mërzit, por nëse janë të papunë e gjejnë punë diku tjetër është e arsyeshme.

“Kjo është një zgjidhje për ata që janë të papunë dhe praktikisht duket të jetë diçka e arsyeshme. Detyra jonë është që të hapim më shumë vende pune, por duhet të kuptojmë që ne veprojmë dhe operojmë në realitetet tona. Është e pamundur të zgjidhim papunësinë. Masa më e mirë është zbatimi i politikave, për të lehtësuar zhvillimin dhe prodhimin e një vendi. Ideja e lëvizjes konsiston në gjetjen e vendeve më të mira të punës, për të jetuar një jetë më të mirë dhe për të ndihmuar familjet e tyre. Normal që na shqetëson, na mërzit kjo papunësi e 20 viteve. Nëse dikush mund ta zgjidhë këtë çështje le të urdhërojë të marrë vendin tim. Por ne po punojmë që të rinjtë të mos largohen,” tha ai.

Kreu ekzekutiv shtoi se tani nuk mund të bëjnë asgjë lidhur me këtë çështje dhe se është e vështirë të ndalen njerëzit. “Ne i përcjellim statistikat dhe e shohim se çfarë po ndodh. Sot s’mund të bëjmë asgjë. Është e pashmangshme kur i ofrohet një vendi integrimi në Europë. Oferta më e mirë në treg fiton, e është e vështirë të ndalësh njerëzit. Bullgarisë i kanë ikur 1 milion njerëz për shkak të kësaj,” ka mbyllur ai.

/21Media 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0