Hapet thirrja për "Circular City Labs (CCL)" – Testimi i sistemeve të ripërdorimit të paketimeve në qytete - Business Magazine Albania

Hapet thirrja për “Circular City Labs (CCL)” – Testimi i sistemeve të ripërdorimit të paketimeve në qytete

Circular City Labs (CCL) është një projekt që synon të reduktojë emetimet e gazeve serrë përmes parandalimit të mbetjeve duke promovuar sisteme të paketimit të ripërdorshme ekonomikisht të qëndrueshme në qytete dhe të forcojë pjesëmarrjen e grave nënë ekonomitë qarkulluese lokale . Qytetet Partnere të zgjedhura për këtë sfidë janë Tirana (Shqipëri), Tbilisi (Gjeorgji) dhe Medellín (Kolumbi).

Projekti kryhet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ Germany). Ai financohet përmes Iniciativës së BMZ për Mbrojtjen e Klimës dhe Mjedisit (IKU), për një periudhë nga 01/2023 deri në 12/2025.

Rreth Circular City Labs – Tirana

Për të përshpejtuar transformimin e Shqipërisë në një ekonomi inovative, qarkulluese dhe të bazuar në njohuri, Bashkia e Tiranës po eksploron dhe teston sisteme të paketimeve të ripërdorshme në qytet. E drejtuar nga qëllimi i përbashkët për të mbështetur qytetin e Tiranës në këtë përpjekje, Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim bashkuan forcat me bashkinë përmes tre projekteve: (1) Projekti Circular City Labs, (2) BE për Ekonomi Qarkulluese dhe Ekonomi Qarkulluese për Zhvillim të Qëndrueshëm Urban dhe (3)  BE për Inovacionin.

Circular City Labs – Tirana zbatohet nga një konsorcium prej tre entiteteve lokale: Destil Creative Hub, Co-PLAN (Instituti për Zhvillimin e Habitatit) dhe POLIS University, në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë CrazyTown Finland, të cilët mbështesin promovimin e inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri.

Të gjithë partnerët e përfshirë mobilizuan burimet e tyre përkatëse për të krijuar një skemë mbështetëse që përfshin rritjen e ndërgjegjësimit dhembështetjen teknike, nëpërmjet programit të Akseleratorit, rrjetëzimit dhe financimit të pilotëve.

Për kë?

Circular City Labs-Tirana është një program për bizneset lokale në sektorët e: HORECA (Hoteleri, Restorante, Katering), shitjes me pakicë dhe ushqimore, e-commerce dhe IT, logjistikë, menaxhimin e  eventeve, etj., që janë të interesuar të integrojnë paketimet e ripërdorshme në modelet e tyre të biznesit; start-up-e/sipërmarrës me ide inovative për zgjidhje të sistemeve të paketimit të ripërdorshme në qytet, administratën e qytetit, akademinë dhe kërkuesit, si dhe shoqërinë civile.

Circular City Labs – Tirana do të zbatohet duke marrë parasysh politikën e zhvillimit feminist. Programi ka një fokus të veçantë në mbështetjen e themeluesve femra dhe bizneset e drejtuara nga gratë.

Si të bashkoheni?

Aplikoni deri më 5 Qershor 2024

Si të bashkoheni?

  • CCL Tirana do të përzgjedhë një maksimum prej 20 ekipesh,për t’u bërë pjesë e Hackathon, bazuar në aplikimin tuaj.

FundQershori

  • Hackathon CCL Tirana: 33 orë zhvillim intensiv me partnerë, aktorë dhe mentorë ndërkombëtarë, për të propozuar dhe zhvilluar idenë inovative për t’u pështatur modelit të biznesit. Juria do të përzgjedhë ekipet që kualifikohen për në fazën e akseleratorit.

Korrik – Nëntor 2024

  • Akseleratori: 4 muaj program intensiv zhvillimi dhe mentorimi i cili konsiston në trajnime mbi ekonominë qarkuelluese, sistemeve të paketimeve të ripërdorshme, lidershipi, roli i grave në ekonominë qarkulluese, etj.

Dhjetor – Maj 2025

  • Implementimi dhe Monitorimi pilot: Ekipet e përzgjedhura do të ndërmarrin implementimin praktik dhe testimin e sistemeve të propozuara të paketimit të ripërdorshëm në Tiranë.

Objektivi specifik

Përfaqëson një qasje shumëdimensionale ndaj qëndrueshmërisë që përfshin:

  • Identifikimin, prototipimin, lidhjen dhe pilotimin e zgjidhjeve të paketimit me materiale që mund të përdoren shumë herë në vend që të hidhen pas një përdorimi të vetëm. Aspekti i testimit nënkupton vlerësimin e plotë të qëndrueshmërisë ekonomike, efektivitetit, qëndrueshmërisë dhe praktikës së këtyre sistemeve të paketimit të ripërdorshme.
  • Forcimin dhe fuqizimin e pjesëmarrjes së grave në ekonomitë qarkulluese lokale. Gratë janë përgjegjëse për 70-80% të blerjeve familjare dhe ato mbështeten në nevojën për trashëgimi në praktikat e ripërdorimit dhe rrethorësisë në Shqipëri (minimizimi i mbetjeve dhe maksimizimi i përdorimit të burimeve). Forcimi i pjesëmarrjes së grave përfshin krijimin e mundësive për punësim, sipërmarrje, ose role drejtuese brenda iniciativave të ekonomisë qarkulluese.
  • Kontributin në qëllimet mjedisore të bashkisë së Tiranës përmes një përgjigjeje inovative në parandalimin e mbetjeve (në përputhje me planin dhe politikën më të gjerë të menaxhimit të mbetjeve në fuqi) dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serrë në Tiranë për një jetë urbane më të mirë dhe gjithëpërfshirëse (njëkohësisht, duke kontribuar në angazhimet e Qeverisë së Shqipërisë (GoA) të përfshira në Komunikatën e Katërt Kombëtare të Shqipërisë mbi Ndryshimet Klimatike).

Sfidat që po zgjidhen

Qytetet po gjenerojnë gjithnjë e më shumë mbetje për shkak të densitetit të lartë të popullsisë, restoranteve, bizneseve dhe industrisë.

Sistemet e paketimit të ripërdorshme janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë qarkulluese. Paketimet e ripërdorshme janë konceptuar për t’u përdorur shumë herë për të njëjtin qëllim për të cilin është konceptuar.

Ato adresojnë rrënjët e problemit duke siguruar që më pak paketim të përdoret dhe rrjedhimisht duke kontribuar në reduktimin e numrit të mbetjeve.. Zgjidhja e sfidës së paketimeve të ripërdorshme është një treg global me vlerë mbi 100 miliardë euro, vlerë e cila rritet vit pas viti. 

Nëse keni një ide/produkt për zhvillimin e zgjidhjeve të paketimeve të ripërdorshme duke fuqizuar gratë në ekonomitë qarkulluese, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij udhëtimi.

CCL-TIRANA THIRRJE E HAPUR

Sfida e projektit Circular City Lab – Tirana shtrihet nga Mars 2024 deri në Shtator 2025, duke përfshirë katër faza kryesore:

  • Faza përgatitore
  • Thirrja e Hapur për pjesëmarrje në Hackathon: 9 Maj – 5 Qershor 2024
  • Akseleratori
  • Pilotimi i idesë inovative mbi aplikimin e sistemeve të paketimeve të ripërdorshme në modelet e biznesit

Çfarë përfitoni?

Për ato ekipe që kalojnë në fazën e akseleratorit:

  • 4 muaj program akselerimi nga Korriku – Nëntori 2024 i përshtatur për nevojat tuaja.
  • Sesione mentorimi 1-për-1 dhe trajnime të ofruara nga ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë.
  • Mbështetje komunitare dhe anëtarësi në coworking në Destil Creative Hub në Tiranë.
  • Qasje në pajisjet e Innovation Factory të Universitetit Polis.
  • Mundësi pilotimi me Bashkinë e Tiranës dhe platformat e tjera të CCL.
  • Mbështetje financiare dhe grante për të zhvilluar prototipet dhe për të pilotuar zgjidhjen tuaj.
  • Mundësi rrjetëzimi dhe qasje në mjete start-up, metodologji inovative dhe mjete zhvillimi.
  • Mbështetje në marketing dhe PR për të përmirësuar komunikimin dhe dukshmërinë e startup-it tuaj në treg.
  • Dukshmëri dhe qasje në rrjetin si Ekosistemi i Startupeve të Tiranës, akademia, korporatat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Këtu mund të klikoni për më shumë informacione

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0