Hapet sot Lotaria Amerikane

Hapet sot Lotaria Amerikane


Lotaria amerikane hap sot pasdite aplikimet. Duke nisur nga ora 18:00 deri në 6 nëntor qytetarët e interesuar mund të aplikojnë për Programin e Vizave të Lotarisë.

Në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane janë edhe udhëzimet që duhen ndjekur për aplikimin online në al.usembassy.gov

Ligji i Emigracionit të Shteteve të Bashkuara parashikon që, aplikanti të ketë minimalisht arsim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj. Një tjetër kërkesë është që brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion.

Aplikanti duhet të jetë mbi 18 vjeç, përndryshe skualifikohet automatikisht.

Pas regjistrimit, aplikanti ruan numrin e konfirmimit që merr në përfundim të aplikimit.

Më këtë numër, duke nisur nga 7 maji 2019, aplikanti mund të kontrollojë online nëse është pëzgjedhur. I përzgjedhuri njoftohet për datën e takimit për vizë vetëm përmes Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0